Shqip

Dhjetë destinacionet e turizmit dimëror në Shqipëri

Dardhë

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Dardha: Eshtë një fshat i thellë në zonën e Korçës, që në një ditë normale nuk ka më shumë se 40 banorë, por në ditë festash dhe pushimesh sezonale fshati mbushet nga vizitorët.  Dardha është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore, në një lartësi 1 344 m. Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Sportet dimërore, sidomos skitë, tërheqin turistë të apasionuar pas tyre. Ka një pistë skish që ka mbetur akoma faza amatore dhe nuk është investuar për ta bërë atraktive për turistin e apasionuar pas skive. Edhe rruga drejt këtij fshati lë për të dëshiruar. Emri Dardhë  vjen nga një legjendë, sipas të cilës, thuhet se të ikurit nga djegia e parë e Voskopojës, qëndronin në një fushë rreth një peme dardhë dhe e quanin si fusha poshtë dardhës. Kohët e fundit hotelet të cilat ofrojnë shërbime  turistike janë shtuar dhe çmimet kanë qenë të arsyeshme.

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top