Shqip

Dhjetë destinacionet e turizmit dimëror në Shqipëri

Parku Kombëtar i Thethit

thethi

 

Parku Kombëtar i Thethit : Gjendet në Alpet Shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga Shkodra. Një monument natyror vërtetë interesant është ujëvara e Grunasit. Ujërat e saj zbresin nga një lartësi prej 30 metër, në zemrën e Alpeve shqiptare. Thethi ka pamjen e një pellgu 800 metra mbi nivelin e detit. Ai është i vendosur midis një kurore majash të thepisura si: Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alisë, që spikatin për bukuritë e rralla në të gjithe Alpet. Thethi shquhet për kontrastet e relievit, ujëvarave, bimësinë e dendur, livadhet etj. Mjaft tërheqëse janë burimet e ujërave të Okolit. Këtu gjendet edhe “Kulla e ngujimit”, element ky epik i jetesës shqiptare ku gjatë periudhës së gjakmarrjes strehohej gjakësi. Sot objekt i trashëgimisë kulturore shumë i vizituar nga turistët. Në Theth janë 10 banesa të përshtatura për turizëm, me dhoma me kushte normale, ku 6 janë tip hanesh, ndërsa katër janë banesa të zakonshme, tipike për zonën dhe janë përshtatur për turizëm. Kuzhina tradicionale e Thethit përbëhet nga “ferliku” (mish i pjekur), gatimi i troftës së përroit të Thethit, si dhe nënproduktet e qumështit (djathrat e ndryshëm, gjiza, kosi i freskët, etj). Në Theth mund të organizohen aktivitete të shumta në natyrë si, ngjitjet malore, speleologjia, kajaket në përroin e Thethit, peshkimi sportiv malor, sportet dimërore në shpatet natyrore me borë, biçikleta malore, ski etj. Është vërtet një natyrë e bukur malore me mite e bukuri të rralla, por infrastruktura rrugore deri në Theth është tepër e amortizuar. Pushteti qëndror dhe ai lokal duhet të bëjnë më shumë për këtë perlë të natyrës shqiptare, për ta afruar te vizitori.

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top