Me një vendim të ministrit të ri të brendshëm të Greqisë, Panajoti Thodhorikako, pritet te vonohet akoma më shumë koha e marrjes të nënshtetësisë greke për emigrantët që kanë aplikuar.
Më konkretisht ministri i ri i brendshëm, shfuqizoj dekretin e qeverisë të mëparshme, ku mbas përfundimit të proçedurës, firmën e fundit për dhënjen e nënshtetësisë e jepte drejtori i Drejtorisë së Nënshtetësisë në rrethet përkatëse. Sipas urdhërit të ri të Ministrit, Drejtorëve të Emigracionit u hiqet kjo e drejte, dhe firmosja e vendimit të dhënjes së nënshtetësisë do i kaloj ministrit.
Pra sipas këtij vendimi, të gjithë kërkesat, nga e gjithë Greqia, duhet të vijnë në ministri dhe ti firmosi vetë ministri. Automatikisht ky vendim pritet të rrisë akoma më shumë kohën e marrjes të nënshtetësisë greke nga emigrantët, që deri tani arrin deri ne 2,5 vite nga momenti i aplikimit fillestar.
