ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Dhënia e statusit Shqipërisë prioritet i qeverisë greke

Dhënia e statusit kandidat Shqipërisë është prioritet i qeverisë greke. Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm grek Venizelos në një konferencë për mediat pas takimit që pati me kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. “Është kënaqësi për mua që të përsëris deklaratën time zyrtare për perspektivën evropiane për Shqipërinë. Dhënia e statusit të vendit kandidat Shqipërisë është prioritet i qeverisë greke.

Fjalët që u përdorën në konkluzionet e Këshillit evropian janë një ftesë e hapur për vazhdimin e përpjekjeve të Shqipërisë për marrjen e statusit. Për ne kjo është një gjë shumë e rëndësishme jo vetëm në kuadër e marrëdhënieve dy paleshe por edhe për arsye rajonale sepse për ne objektiv kryesor është stabiliteti rajonal dhe përforcimi i ambicies rajonal që ekziston për integrimin e të gjitha vendeve të gadishullit tonë”- u shpreh Venizelos.

“Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është tashmë politika ekzistuese për këtë rajon. Kemi projekt të organizojmë një takim ministrerial. Gjatë udhëtimit tim në Ballkan kam pasur mundësinë të diskutojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me të gjitha qeveritë e rajonit. Situata në vende të ndryshme të rajonit dhe ky është vlerësimi im është në një situatë kritike pak para hapit të fundit në integrimin evropian.”- theksoi Venizelos.

A theksoi se gjatë vizitës në Serbi konstatoi se politika serbe është e gatshme të përmirësojë dialogun me Kosovën.” Personeli politik serb janë gati të përmirësojnë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Kjo konferencë ndërqeverirtare është i rëndësishëm jo vetëm për integrimin evropian të Serbisë por edhe të Kosovës. Në Prishtinë ne kemi një kuadër shumë konkret dhe stabël mes dy palëve.”

Më tej, Zv.Kryeministri i Greqisë tha:” Takimi im sot me Kryeministrin Rama dhe me homologun tim Bushati ishte një mundësi e shkëlqyer që të shtjellonim më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, që të tejkalonim të gjitha ato çështje, dhe për t’i zgjidhur nëpërmjet edhe një kuadri të qartë referimi dhe në respektim të plotë të ligjit ndërkombëtar. Dëshira jonë është që të mbrojmë dhe fuqizojmë partneritetin strategjik të marrëdhënieve dhe partneritetit tonë dypalësh”

 

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top