ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Devijimi i Lumit Vjosë në Greqi

Disa dite pas anulimit të një projekti 20-vjeçar të Qeverive greke për devijimin e një lumi në Greqinë perëndimore, organizatat ambientaliste, por dhe banorë të kesaj zone presin nga Këshilli i Lartë i Shtetit të njëjtin vendim edhe për planin e devijimit të lumit Aoos, siç quhet në greqisht lumi Vjosë.

Fondi Boteror per Natyren dega e Greqise,bashkia e Konices dhe e Zagorise, Universiteti i Mesdheut dhe disa shoqata te tjera ambientaliste e kane çuar ceshtjen ne Keshillin e Larte te Shtetit ne nentorin e kaluar. Ato kundershtojne me force planet qeveritare per nje devijim te ri te ketij lumi, krijimit te nje dige e cila do te coje uje ne liqenin e Janines me qellim pasurimin e ujerave te tij dhe me pas ndertimin e nje hidrocentrali. Plani ka te beje me devijimin afer burimit te Vjoses qe pershkon 68 km ne token greke para se te hyje ne Shqiperi, te 70 milion metrave kub uje nga fshati Vuvusa drejt liqenit te Janines.

Siç dihet prej viteve 80 eshte bere nje devijim i rrjedhes se ketij lumi dhe eshte krijuar hidrocentrali i Pigeut qe prodhon 150 milion kilovatore ne vit, ndersa sasia e ujerave te liqenit artificial te krijuar vetem nga uji i burimit te Vjoses shkon nga 90 deri ne 260 milionë meter kub uje.

Vendimi i marrë nga Qeveria greke ka ngjallur reagimin edhe të shtypit dhe te shoqërisë civile, ndersa nje eurodeputet grek e ka çuar ceshtjen edhe ne PE. Ka kundërshtime të banorëve të zonës qe kane krijuar edhe nje faqe per gjithe mbeshtetesist e kesaj nsime ne Facebook, nga pushteti lokal, ndersa shume forume shkencore flasin për pasojat negative që do të ketë për ekosistemin e Parkut Kombëtar të Pindit sepse 16 lloje te flores dhe faunes boterore varen nga sasia dhe pastertia e ujit te ketij lumi dhe mund te humbasin ne rast devijimi te tij.

Aktivistët thonë se duhet bërë gjithcka me përpjekje kolektive për parandalimin e shkatërrimit ekologjik të planifikuar në kete zone,sepse ky lume qe i jep jetë rajonit eshte sot ashtu sic ka qene edhe para shume shekujsh.

Devijimi i Vjoses ne pjesen greke do te sjelle gjithashtu deme ne energjetikë dhe bujqësi per pjesen e lumit ne Shqiperi, nderkohe qe sipas burimeve mediatike, Qeveria greke nuk ka njoftuar Tiranen zyrtare per kete projekt te ri qe kushtëzohet nga konventa e ujit, e ratifikuar në vitin 2013, pjesë e së cilës janë te dy vendet.

 

burimi www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top