ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Deri në fund të muajit ndryshimet e ligjit të nënshtetësisë

Ligji i ri për për marrjen e

Ligji i ri për për marrjen e nënshtetësisë greke nga emigrantët që ndodhen në mënyrë të ligjëshme në Greqi ose për fëmijë që lindin në Greqi, do publikohet deri në fund të muajit. Këtë deklaroj zvministri i brendëshëm z. Harallabos Athanasiu në emisionin e mbasdites me Niko Evangelatos në televizionin e Skai.

Sipas z Athanasiu ligji është gati për tu shpallur publik dhe për të filluar diskutimi rreth tij , por mbeten 2 hodhësira përpara sa të bëhet kjo gjë. Pika e parë është sa vite do duhet të jetë një emigrantë i ligjëshëm në Greqi, për të përfituar nënshtetësinë dhe pika e dytë është se sa vite duhet të jetë një fëmijë në shkollë greke përpara se të marrë nënshtetësinë.

Sipas zvministrit për sa i përket pikës të parë ka mendime që vitet që do nevoiten për një emigrant që të përfitoj nënshtësinë do bëhen mbi 10 vjet si dhe vitet  e studimit në shkolla greke të bëhet të paktën 9 vjet, nga 6 që parashikohet në ligjin 38/38.

Për sa i përket fëmijëve që do lindin në Greqi, ministri deklaroj se po studjohet mundësia që për fëmijët që lindin në Greqi, të rezervojnë të drejtën e  nënshtetësisë greke që kur lindin, por kjo tju jepet mbasi të kenë mbushur 18 vjeç dhe mbas kërkesës personale.

Ndër të tjera zoti Athanasiu mbrojti vendimin e Këshillit të Lartë të Shtetit që e shpalli antikushtetues ligjin 38/38. Sipas tij 3 ishin gabimet më të mëdha të këtij ligji, të cilat ishin dhe pikat që e shpallën antikushtetues.

Gabimi i parë i ligjit 38/38 ishte që i jepte nënshtetësinë një fëmije që sapo lind në Greqi, sepse me këtë mundësi fëmija nuk ka  lidhje të provuara me Greqinë

Gabimi i dytë ishte që vitet e shkollimit ishin 6, kur sipas kushtetutës greke vitet e shkollimit të detyrueshëm janë 9.

Gabimi i tretë ishte dhënja  të drejtës të votës tek emigrantët e ligjëshëm, gjë që parashikohet vetëm për qytetarë grek ose të BE.

Zoti Athanasiu deklaroj se Ligji për nënshtetësinë duhet të jetë shumë më i rreptë sepse Greqia është një shtet që u krijua në bazë të kombësisë.

 

Gaston Sanxhaku

Albanians.gr

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top