ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Der Spiegel kritikon Greqinë e krahason me Afganistanin

Vetëm disa orë para se kolegji i 28 komisionerëve europiane të vizitojë Athinën që ka marrë zyrtarisht presidencen e BE-së prej 1 janarit, Greqia dhe Qeveria e saj janë vënë përsëri nën kritikën e ashpër të mediave gjermane.

Revista e perjavshme ‘Der Spiegel’ cileson Kryeministrin grek Antonis Samaras si nje “i sheruar imagjinar”, ndersa ben edhe pyetjen retorike: “Greqia, ky anetar i plote i BE dhe Eurozones, nje vend ne zhvillim? Apo nje shtet i deshtuar si Afganistani dhe se shpejti ndoshta si Pakistani?”

Kritika vazhdon duke vene ne dukje stanjacionin ne fushen e konsolidimit fiskal, pavarësisht deklaratave për të kundërtën nga kryeministri grek dhe mburrjeve te tij se Athina po premton nje presidence europiane te shpreses. Greqia mbetet ajo qe ishte, nje vend pa shtet,te pakten pa shtet rezultativ, perfundon ‘Der Spiegel’, qe insiston se Athina do te kete nevoje padyshim per nje pakete te trete ndihme nga 8 deri ne 10 miliardë euro ne vitin 2015.

Vetem disa dite me pare nje raport i Komisionit Europian per Parlamentin Europian pergenjeshtronte kryeministrin grek me deklaratat e tij se Greqia do te dale ne tregje brenda ketij viti, duke theksuar se per Athinen ky proces mund te kryhet perkohesisht vetem pergjate viti 2015.

Me titull “Keshtu po i bejne shantazh greket Europes” revista tjeter politike gjermane ‘Fokus’ publikon nje artikull sipas te cilit Greqia mund te perdore arritjen e teprices primare, qe t’u beje presion vendeve te tjera europiane, duke kerkuar lehtesime per reduktimin e borxhit. Ne te njejten kohe edhe gazeta me e madhe gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ ka publikuar intervisten e zëvendëskryeministrit grek Evangjelos Venizellos me titull “Jemi partnere te barabarte”, ku udheheqesi grek fton Gjermanine te tregoje me shume elasticitet si ndaj Europes ashtu edhe ndaj Greqise duke paralajmeruar se nje dalje e mundshme e Athines nga Eurozona do te perbente kercenim per taksapaguesit gjermane.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top