Stërgjyshi Xhovani Di Niro dhe e shoqja Angelina Gashi, emigruan nga Kruja drejt Ferrazzano, qytet i provincës së Molises në Itali, më pas në 1887 shkuan në SHBA
Kanë bërë bujë nëpër internet fjalët e shprehura gjatë një interviste në natën e katërt të Sanremos, prej aktorit të famshëm Robert De Niro, i cili pranoi se ka rrënjë shqiptare. Saktësisht, De Niro ka deklaruar në anglisht se “fëmijët e mi duahet të dinë se kanë edhe origjinë italiane dhe shqiptare”, por për publikun e pranishëm në sallë dhe atë që e shihte festivalin nga ekrani, u përkthye në italisht vetëm pjesa e të qenit me origjinë italiane. Faktikisht, e vërteta duket e pamohueshme, pasi rezulton se rrënjët e tij janë edhe arbëreshe, për shkak të stërgjyshëve të tij nga babai.
Pikërisht, sipas të dhënave të zbuluara mbi prejardhjen e tij, stërgjyshi Xhovani Di Niro (mbiemri origjinal s’ishte De Niro) dhe e shoqja Angelina Gashi, emigruan nga Kruja drejt Ferrazzano, qytet i provincës së Molises në Itali. Vetëm në vitin 1887 vendosën të lëviznin në SHBA, aty ku u vendosën përfundimisht. Gjithsesi për t’u evidentuar është edhe se gjyshja e De Niros nga e ëma ishte mbesa e një emigranti irlandez, ndërkohë që nëna e tij direkt kishte paraardhës nga Anglia, Gjermania, Franca e Hollanda. Kjo, për të thënë se aktori amerikan nuk ka një prejardhje të vetme, por të përzierë, shumëkombëshe…
(Më poshtë është video, ku në sekondën 0:12 pranon në anglisht orgjinën shqiptare).
{youtube}ynQtkNU_q9U{/youtube}
