Shqip

CrossFit, prirja e re në palestra qe ju permireson shendetin tuaj

Është si të kthehesh në orën e edukimit fizik në shkollë – është stërvitje intensive, e lodhshme dhe argëtuese. Kjo është pikërisht arsyeja pse këta frekuentues të rregullt të palestrës kanë ardhur në këtë orë CrossFit-i në Los Angeles.

Kompania CrossFit u themelua në vitin 2000 dhe tani ka mijëra qendra CrossFit me pronarë të ndryshëm rreth globit: që nga Islanda në Indi; nga Afrika e Jugut në Alaskë.

Dan Wells është pronar i palestrës CrossFit Horsepower në Los Anxhelos dhe thotë se bëhet fjalë për largim nga stërvitja rutinë, në mënyrë që njerëzit të mbahen të interesuar tek ushtrimet fi zike:

“CrossFit mund të përkufizohet si një seri lëvizjesh funksionale të kryera me intensitet të lartë, të cilat ndryshohen vazhdimisht. Më konkretisht, është një kombinim aktivitetesh si ushtrimet për peshën e trupit, gjimnastika, peshëngritja, ushtrimet për rezistencën, vrapi në distanca të shkurtra, distanca të gjata, etj. Ne të kërkojmë të bësh çdo gjë të mundur në mënyrë që të jesh i përgatitur për çdo gjë dhe kurdo dhe ne i ndryshojmë ushtrimet çdo ditë në mënyrë që të mos e dish asnjëherë se çfarë do të bësh kur vjen në palestër,” thotë zoti Wells.

Ushtruesit e CrossFit-it thonë se e pëlqejnë, sepse këto seanca stërvitore nuk janë kurrë të njëjta. Kombinimi i lëvizjeve ndryshohet çdo ditë dhe kjo do të thotë sfida të reja. Ata t honë se duhet vullnet dhe guxim, dhe shumica e njerëzve në këtë palestër thonë se ndërsa kjo është stërvitja më e vështirë që kanë bërë ndonjëherë, ajo është gjithashtu më zbavitësja.

Aktori Ian Ziering, ish-yll i serisë televizive “Beverly Hills 90210”, mendon se CrossFit-i kombinon elementët më të mirë të ushtrimeve të tjera të njohura:

“Është kulminimi i të gjitha prirjeve që kanë ardhur para tij. Por CrossFit-i nuk përdor thjesht një lëvizje apo një lloj stërvitjeje, ai i kombinon të gjitha në lëvizje shumë dinamike. Stërvitja është shumë e paramenduar, shumë e vështirë dhe e pabesueshme. Unë vij në formë shumë shpejt, kur vij këtu disa ditë rresht. Ka me të vërtetë çdo gjë që pret nga një stërvitje,” thotë aktori.

Me lëvizje fizike funksionale, kompania CrossFit thotë se përgatit njerëzit për çdo gjë që jeta mund t’i sjellë para. Por CrossFit mund të mos jetë për të gjithë. Kritikët thonë se ushtrimet me intensitet të lartë mund të ushtrojnë tendosje të tepërt në trup.

Dhe si me çdo lloj tjetër trajnimi fizik, ekspertët thonë se është e rëndësishme që të dish kufizimet e tua. Terry Bechtel është fizioterapiste dhe rekomandon që të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë CrossFit të flasin më parë me mjekun dhe të marrin prej tij miratim për ushtrime kaq intensive:

“Duhet kuptuar se është stërvitje shumë intensive dhe është ndoshta më e përshtatshme për të rinjtë, sepse përfshin të gjithë trupin dhe nëse ke ndonjë pjesë të trupit që nuk është e shëndetshme, atëherë gjasat janë që do të dëmtohesh, sepse bën ushtrime që përfshijnë shpatullat, shpinën, gjunjët, këmbëve etj. Prandaj unë do të rekomandoja që t’i përshtateshit nivelin tuaj,” thotë ajo.

Gjithashtu, jo të gjitha palestrat e akredituara nga kompania CrossFit ofrojnë të njëjtën lloj stërvitjeje. Edhe pse kompania ofron trajnime për to, palestrat janë të pavarura dhe e ushtrojnë CrossFit-in sipas mënyrave të veta.

crossfit man

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top