ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Cristiano Ronaldo kërkon tërheqjen e akuzave për shqiptarin (VIDEO)

Cristiano Ronaldo i ka shkruar një letër policisë

Cristiano Ronaldo i ka shkruar një letër policisë

së Maiami-t, duke i kërkuar që të rrëzojë akuzat ndaj tifozit që hyri në fushë dhe përqafoi atë.

 

Roland Gjoka arriti të hynte në fushën e stadiumit “Sun Life”, kur po zhvillohej ndeshja miqësore Real Madrid – Chelsea më 7 gusht.

Incidenti u kthye në një sensacion në internet, ku shumë komentues dolën në mbrojtje të 20-vjeçarit.

Por studenti u arrestua dhe është akuzuar për hyrje pa leje dhe prishje qetësie, gjë e cila mund të sjellë përjashtimin e tij nga universiteti dhe kthimin në Shqipëri.

Përfaqësuesi i tij ligjor, Richard Hujber thotë se, “nëse akuzat nuk tërhiqen, atij mund t’i dalin probleme me imigrimin dhe kolegjin e tij.”

“Ai është i vetëdijshëm për gabimin dhe rëndësinë e sigurisë. Nuk dua që ai të marrë një dënim si kriminel për këtë gabim”, thotë avokati.

Për këtë gjë është dakord edhe portugezi që ka nënshkruar një kontratë dhe që e bën atë lojtarin më të paguar në botë.

“E kuptoj pozicionin tuaj dhe rëndësinë e zbatimit të rregullave dhe ligjit”, shkruan Ronaldo.

“Por me respekt ju kërkoj juve dhe zyrës suaj që të merrni në konsideratë këtë kërkesë dhe të tërhiqini dy akuzat për të riun”, vazhdon letra e portugezit.

Një veprim i tillë i Ronaldos tregon edhe një herë se pavarësisht se kundërshtarët e tij në fushë nuk kanë shumë respekt për të dhe pavarësisht se ai është një playboy nga jashtë, sërish mbetet një njeri me zemër të madhe.

Siç edhe mund të shihet në video, studenti shqiptar bisedoi gjatë me Ronaldon. 20-vjeçari i ka folur portugezit se së shpejti do të bëhet baba dhe se emrin do t’ia vendosë Kristiano. Ronaldo nga ana e tij i ka premtuar se do ta takojë djalin e shqiptarit.

 

burimi www.shekulli.com.al

{youtube}dIEXQAo7qjU{/youtube}

Lexoni akoma
Ο Κ. Ρονάλντο “σώζει” Αλβανό φίλαθλο

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top