Njohja e patentave shqiptare në Greqi , ishte një nga problemet më të mëdha që kishin emigrantët shqiptarë në Greqi. Një problem që i ndiqte me vite, dhe i cili u shoqërua më mijëra gjoba për shoferët që drejtonin mjete me targa greke por dispononin patentë Shqiptare.
Mbas shumë vitesh vonesë , dy qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë, vendosën të zgjidhin një nga një problemet mes dy shteteve. Në Maj të këtij viti, një nga pikat ku dy qeveritë ranë dakort, ishte dhe njohja e patentave Shqiptare në Greqi.
Para disa javësh Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor zbardhi marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbi njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit, të cilën e publikuam dhe tek Albanians.gr . Këtë marrveshje mund ta lexoni këtu https://albanians.gr/njohja-dhe-konvertimi-i-lejedrejtimit-ndermjet-shtetit-shqiptar-dhe-shtetit-grek.html
Por kur do filloj konvertimi i patentave Shqiptare në Greqi dhe anasjelltas?
Akoma nuk dihet se kur do filloj zbatimi i i kësaj marrveshje, për shkak se kjo marrveshnje nuk është ratifikuar nga Parlamentet e Greqisë dhe Shqipërisë.
Deri sa kjo të ndodhi, marrveshnja nuk është në fuqi, dhe shoferët me patenta shqiptare do vazhdojnë të rrezikojnë të gjobiten.
Pra duhet bërë pak durim….
