Shqip

Çpo ndodh me patentat Shqiptare në Greqi?

Njohja e patentave shqiptare në Greqi , ishte një nga problemet më të mëdha që kishin emigrantët shqiptarë në Greqi. Një problem që i ndiqte me vite, dhe i cili u shoqërua më mijëra gjoba për shoferët që drejtonin mjete me targa greke por dispononin patentë Shqiptare.

Mbas shumë vitesh vonesë , dy qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë, vendosën të zgjidhin një nga një problemet mes dy shteteve. Në Maj të këtij viti, një nga pikat ku dy  qeveritë ranë dakort, ishte dhe njohja e patentave Shqiptare në Greqi.

Para disa javësh Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor zbardhi  marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbi njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit, të cilën e publikuam dhe tek Albanians.gr . Këtë marrveshje mund ta lexoni këtu https://albanians.gr/njohja-dhe-konvertimi-i-lejedrejtimit-ndermjet-shtetit-shqiptar-dhe-shtetit-grek.html

Por kur do filloj konvertimi i patentave Shqiptare në Greqi dhe anasjelltas?

Akoma nuk dihet se kur do filloj zbatimi i i kësaj marrveshje, për shkak se kjo marrveshnje nuk  është ratifikuar nga Parlamentet e Greqisë dhe Shqipërisë.

Deri sa kjo të ndodhi, marrveshnja nuk është në fuqi, dhe shoferët me patenta shqiptare do vazhdojnë të rrezikojnë të gjobiten.

Pra duhet bërë pak durim….

 

ΣΧΟΛΙΑ

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close