Shqip

Çmenden serbët, shqiponjë kuqezi edhe para ndeshjes miqësore Greqi-Serbi VIDEO

E pabesueshme, por e vërtetë. Pas dronit me flamurin kuqezi të Shqipërisë së Madhe në stadiumin e Partizanit të Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri më 14 tetor, një tjetër “dron” ka fluturuar të martën në mbrëmje para ndeshjes miqësore Greqi-Serbi.

Në prag të takimit që u luajt në ishullin e Kretës, ka pasur një episod kureshtar, që i ka tërbuar edhe më shumë mediet e Beogradit.

Gjatë ekzekutimit të himnit serb, vërehen tre djem të vegjël (me shumë mundësi emigrantë shqiptarë të lindur në Greqi), që kryqëzojnë duart para kraharorit, duke formuar simbolin e shqiponjës që karakterizon flamurin kombëtar kuqezi.

 

Gjestin e ka bërë i pari djaloshi që ishte para kapitenit të Serbisë, Ivanoviç. Më pas e kanë ndjekur edhe dy të tjerët në krah të djathtë të tij.

Gazeta serbe “Kurir” ka publikuar sot një video ku shfaqen djemtë kurajozë që shoqëronin futbollistët serbë, të cilët nuk kanë vërejtur asgjë.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top