Shqip

Cipras: Zgjidhim problemet me Shqipërinë

Kryeministri grek Aleksis Cipras është shprehur i gatshëm të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet me Shqipërinë, pa cenuar interesat kombëtare të Greqisë.

 

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Cipras u fokusua te politika e  jashtme, duke theksuar se roli i Greqisë është stabiliteti në rajon.

 

“Përpiqemi të zgjidhim mosmarrëveshjet me fqinjët, me Shqipërinë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë pa u tërhequr nga pozitat tona kombëtare dhe ndjenjat e përgjegjësisë kombëtare. Greqia si forcë stabiliteti dhe demokracie në rajon, është protagoniste e kësaj përpjekjeje per të siguruar një mjedis të  fqinjësinë së mirë bashkëpunimi dhe respektimi.”
Kryeministri grek u ndal edhe te marrëdhëniet e tensionuara Greqi-Turqi, ku u shpreh se Greqia as nuk kërcënon dhe as nuk frikësohet nga asnjë.

 

Gjithashtu, ai kërkoi bashkëpunimin e opozitës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me fqinjët në mbrojtje të interesave kombëtare.

 

Në muajt në vijim pritet një vizitë e Kryeministrit Cipras në Tiranë me qëllim nënshkrimin e një pakti strategjik për bashkëpunimin dhe fqinjësinë të mire. Por mesa duket Greqia nuk do të tolerojë asnjë pike të bisedimeve.

Burimi https://www.vizionplus.tv/cipras-zgjidhim-problemet-shqiperine/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top