Shqip

Cilët qytetarë do ndërrojnë pasaportë në vitin 2015

Ministria e Brendëshme informon të gjithë qytetarët e shqiptar kudo që ndodhen se duke filluar nga data 1 Janar 2015 kanë ndërrua çmimet e letërnjftimeve dhe pasaportave biometrike, për shkak të shtimit të disa elementeve të sigurisë.

Për të lexuar çmimet e reja lexoni tek linku i mëposhtëm

===> Ja çmimet e reja të letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike

VINI RE

Ministria e Brendshme bënë të ditur gjithashtu se në fund të këtij viti sipas vendimit të marrë nga qeveria skadojnë dhe pasaportat biometrike për të miturit nga 0-16 vjeç të lëshuar në vitin 2009 me afat 10-vjeçar.

Sipas vendimit të Qeverisë këtyre pasaportave do tu shkurtohej afati me 5 vjet. Ky njoftim është i vlefshëm vetëm për shtetasit shqiptarë, të pajisur me pasaportë biometrike gjatë periudhës kohore 07 prill 2009 – 01 korrik 2010, që, në momentin e aplikimit, kanë qenë nën moshën 16 vjeç. Në këtë periudhë kohore pasaportat e lëshuara për shtetasit nën 16 vjeç, kanë të personalizuar afatin e vlefshmërisë jo të saktë, 10 vjeçar, kur duhet të ishin me afat vlefshmërie 5 vjeçar.

Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se ka zgjatur edhe për 1 vit kohën e vlefshmërisë së këtyre pasaportave, pas afatit të tyre ligjor 5 vjet, që është miratuar me aktin ligjor përkatës. Këto pasaporta gjatë këtij viti kalendarik do të njohin edhe skadencën e tyre

 

 

Kategoria më lart prek dhe fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi, pavarsisht vëndlindjes, por që kanë nxjerrë pasaportë midis datave të lartpërmendura.

Gjithashtu fëmijët e emigrantëve shqiptarë që kanë lindur në Greqi duhet të ndërrojnë pasaportat e tyre. Kjo proçedurë ka që në Tetor që ka filluar, dhe përveç Shqipërisë bëhet edhe në Ambasadën e Republikës Shqiptare në Greqi, si dhe në Konsullatën e Përgjithëshme të Shqipërisë në Selanik.

Lexoni në linkun e mëposhtëm

===>Të gjitha detajet e riaplikimit për pashaportat biometrike për fëmijët e lindur në Greqi

===>Kështu duhen të jenë shkuar toponimet në pasaportat e reja biometrike

VINI RE:   Ju rikujtojmë të gjithëve se afati i kalimit për në Greqi i fëmijëve që kan të shkruajtur gabim toponimet në pasaportat biometrike, është deri në fund të muajit Janar 2015.

VINI RE

Të gjithë qytetarët që nuk përfshihen në dy kategoritë e lartpërmendura, nuk është e nevojshme të ndërrojnë pasaportën e tyre biometrike, pavarsisht shtimit të elementeve të sigurisë në pasaportat e reja. Qytetarët do jenë të detyruar të ndërrojnë pasaporta kur tu skadoj.

Shëmbull, nëse një pasaportë ka dalë më 20/7/2010 atëherë kjo ka afat deri më 19/7/2020 dhe qytetari është i detyruar të paiset me pasaportë të re

LEXONI ARTIKULLIN NË GJUHËN GREKE

Për të gjithë ata që dëshirojnë të lexojnë artikullin në gjuhën greke mund të klikojnë këtu

Ποιοι Αλβανοί πολίτες πρέπει να αλλάξουν διαβατήρια το 2015

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top