ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Chefi prestigjoz Renato Mekolli sjell 2 receta për shpirtin tuaj binjak

Shën Valentini erdhi !

Renato Mekolli

Shën Valentini erdhi !

Shumica nga ne jemi të dashuruar,disa të lidhur disa të martuar dhe disa të vetmuar ! Të gjithë duhet të gjejmë mënyra efikase për tu argëtuar dhe për tu kënaqur me forma ekonomike. Bëjini dhurat vetes tuaj ose edhe shpirtit tuaj binjak përvec një puthje të ngrohtë në buzë, një ëmbëlsirë të përkryer. Por si do të bëhet kjo pasi unë sdi të gatuaj do thoshte dikush?Ne jemi këtu për ju…me receta që do ta bëjnë atë tju adhurojë.

Albanians.gr në bashkpunim me një chef prestigjoz shqiptar Renato Mekolli ju sjell këto receta ( presim të na tregoni dhe eksperiencat tuaja )

Lexoni Akoma: Renato Mekolli: Chefi shqiptarë në Greqi me famë botërore

 

1-Mush cokollate .
duhen.
300 gr cokollate qumeshti, 3 veze ( do ishte mire qe te jene bio)60 gr sheqer, 240 gr pana 35 % ( krema galaktos)
pergatitja.
shkrim cokollaten, dhe e mbajme menjane, ne nje kupe alumini rrahim vezet me sheqerin vazhdimisht per 5 min te cilat i kemi vendosur siper nje tenxhereje me uje qe zjene , kur te jene gati vendosim vezet ne cokollaten e shkrire, i trazojme bashke dhe i lem qe te ftohen, sa ftohet cokollata me vezet ne mikser trazojme panen deri sa te trashet, kur te jete gati e vendosim edhe panen ne cokollate i trazojme bashke te gjitha dhe vendosim mushin ne gota ose ne forma, siper mund ta zbukuroni me luleshtrylle, ose me cokollate te grire.

2- spageti me salce te kuqe dhe fruta deti.
duhen.
4 domate, 1 qep te grire, djath kackavalli, 3 thelpinj hullrash, borzilok, 4 karkaleca deti, 100 gr kallamari, 8 midhje, vaj ulliri, krip, piper, dhe pak specke djekes.
pergatitja.
skuqim qepen me hullrat, me pas vendosim domaten e grire, e leme te zjeji salca per 15 min ne zjarr te avashem, pasi te jete gati salca vendosim frutat e detit brenda te cilat i kemi pastruar dhe i kemi prere sebashku me specken djekse vazhdojme te zjejme salcen per 10 min akoma, vendosim ne fund edhe borzilokun me kripen ,piperin , salcen qe kemi pergatitur e servirim siper makaronave dhe ne fund djath kackavalli. ju befte mire

 

LEXONI AKOMA

Renato Mekolli: Chefi shqiptarë në Greqi me famë botërore

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top