Shqip

CFARE PARASHIKON PROJEKTLIGJI I RI PER NENSHTETESINE E EMIGRANTEVE TE BREZIT TE DYTE

CFARE PARASHIKON PROJEKTLIGJI I RI PER NENSHTETESINE E EMIGRANTEVE TE BREZIT TE DYTE.

Ashtu sic ishte bere e ditur edhe me pare projektligji i ri parashikon tre kategori emigrantesh te brezit te dyte qe perfitojne nenshtetesine greke.

Kategoria I

Femije i huaj i cili lindet ne Greqi themelon te drejten e perfitimit te nenshtetesise greke me kto kushte:

  1. rregjistrimin e tij ne klases e pare te shkolles fillore dhe vazhdimin e saj ne momentin e dorezimit te kerkeses.

  2. qendrim i ligjshem i meparshem dhe pashkeputje te njerit prej prinderve te pakten per 5 vjet nga lindja e femijes. N.q.s femija lind para plotesimit te 5 vjecarit atehere e drejta e perfitimit te nenshtetesise greke themelohet me plotesimin e qendrimit te ligjshem dhe te vazhdueshem prej 10 vjetesh te prindit.

  3. qendrimi i ligjshem i te dy prinderve dhe disponimi te pakten prej njerit ne kohen e dorezimit te kerkeses te njeres prej ketyre lejesh qendrimi:

1. leje qendrimi afatgjate ( επί μακρόν διαμένοντος)

2. leje qendrimi 10 vjecare

3. leje qendrimi pa kufi

4. leje qendrimi e brezit te dyte

5. karte identiteti homogjeni

6. leje qendrimi si pjesetar familjeje qytetari grek ose te BE.

Kategoria ΙΙ.

Femije i huaj i cili banon ne menyre te ligjshme dhe definitive ne Greqi themelon te drejten e perfitimit te nenshtetesise greke per arsye te studimit ne shkolle greke n.q.s kryen me sukses ose 9 klase total ose 6 klase arsimi te shkalles se dyte (δευτεροβάθμια εκπαίδευση, gjimnas +lice).

Kategoria ΙΙΙ.

I huaji i cili banon ne menyre te ligjshme dhe definitive ne Greqi dhe eshte i diplomuar nga universitetet greke (AEI ose TEI) themelon te drejten per marjen e nenshtetesise greke n.q.s disponon dhe diplome greke te arsimit te shkalles se dyte pra ate te mesem (δευτεροβάθμια εκπαίδευση, dipllome liceu). Kerkesa per marjen e nenshtetesise dorezohet brenda 3 viteve nga data e diplomimit nga universiteti.

Dorezimi I kerkeses – afatet

Projektligji gjithashtu parashikon qe kerkesa per marjen e nenshtetesise greke e personave qe perfshihen ne kategorine e pare dorezohet prej te dy prinderve se bashku ndersa ne rastin e kategorise II dhe III kerkesa behet prej te huajit personalisht.

Nese kerkesa per perfitimin e nenshtetesise greke ne rastet e kategorise I dhe II nuk dorezohet prej te dy prinderve ose nga i huaji minoren, dhe ai vazhdon te qendroje ne menyre te ligjshme dhe definitive ne Greqi, mund te dorezoje kekrkesen deri ne plotesimin e moshesh 21 vjec.

Ndersa ne rastin kur kushtet per perfitimin e nenshtetsise greke te kategorise II plotesohen pasi i huaji ka mbushur moshen 18 vjec dhe maksimumi deri ne moshen 23 atehere ai nese vazhdon te jetoje i ligjshem ka afat per dorezimin e kerkeses 3 vjet nga plotesimi i kushteve pra nga plotesimi i 9 viteve shkolle ose i 6 viteve te shkolles se mesme (nga marja e dipllomes se liceut).

Te gjithe ata ate huaj te cilet ne momentin qe ky ligj do hyje ne fuqi plotesojne kushtet e kategorise II dhe III dhe llogjikisht kane plotesuar moshen 18 vjet pra pavaresisht nga mosha qe ata jane sot, kane afat 3 vjet nga hyrja ne fuqi e ligjit per te dorezuar kerkese per marjen e nenshtetesise greke.

Per dorezimin e kerkeses parashikohet paravolo 100 euro.

Ne lidhje me kerkesat e dorezuara me ligjin e meparshem 3838/2010 (ligji “Ragusi”) projektligji i ri parashikon qe ato do te rishqyrtohen automatikisht, pra pa u dashur te kryhet ndonje veprim prej te interesuarve por me kusht qe te plotesojne te gjitha kriteret qe ligji i ri parashikon ne momentin qe hyn ne fuqi. Per keto kerkesa nuk paguhet paravolo dhe kane prioritet ne shqyrtim.

Petro Demiri – Avokat

Antar i Dhomes se Avokatise Selanik

Antar i Keshillit Drejtues te Shoqates “IMMIGRATIO” – Ένωση Νομικών Μεταναστευτικού Δικαίου

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top