Shqip

Cfarë duhet të bëni për të marrë vizë turistike për në Amerikë

Aplikimi bëhet online

Dështimi për të paraqitur formularët e kompletuar në kohën e intervistës për vizë do të rezultojë në anullimin e datës tuaj të takimit dhe ju do t’iu duhet të caktoni një date tjetër takimi.

Për vizat që aprovohen:
Nëse aplikimi juaj aprovohet, seksionit konsullor do t’i duhet të paktën dy ose tre ditë pune për të përfunduar procesin dhe stampimin e vizës. Për të gjithë aplikantët që banojnë në Shqipëri, pasaporta juaj do të kthehet me anë të shërbimit DHL. Zyrtarët e DHL-së do t’iu kontaktojnë sapo të marrin pasaportën nga zyra jonë. Ju lutemi vini re se nuk ka asnjë tarifë kundrejt këtij shërbimi.

Aplikantët që jetojnë jashtë Shqipërisë duhet të këshillohen që shërbim Brenda ditës nuk është i disponueshëm. Aplikantët duhet të përgatiten të lënë pasaportën e tyre në Ambasadën Amerikane në Tiranë edhe për ditën tjetër për të përfunduar procesin e vizës. Ambasada Amerikane në Tiranë nuk garanton se sa do të zgjasë ky process.

Për aplikimet që mohohen/refuzohen:
Nëse aplikimi juaj i vizës mohohet/refuzohet, pasaporta juaj do të kthehet në përfundim të intervistës, së bashku me një letër që shpjegon se në cilën pjesë të ligjit Amerikan ju nuk kualifikoheni.

 

Të gjithë aplikantët për viza jo-emigrimi,duhet të kenë:

  1. Formularët e Aplikimit:

    DS-160 – të plotësuar elektronikisht (Për të gjithë aplikantët, pavarësisht nga mosha); NËSE JU NUK SILLNI FAQEN E KONFIRMIMIT TË FORMULARIT DS-160 ME KODIN PËRKATËS, TAKIMI JUAJ DO T’JU SHTYHET PËR DATËN TJETËR TË MUNDSHME.

  2. Pasaporta:

    Një pasaportë, e vlefshme të paktën 6 muaj mbas hyrjes së planifikuar në Shtetet e Bashkuara.

    Ju lutem sillni çdo pasaportë të mëparshme që ju është lëshuar dhe që i keni ende në posedimin tuaj. Nëse ju keni një pasaportë të re dhe pasaporta juaj e mëparshëme nuk ka skaduar akoma, ju duhet t’a anulloni atë fizikisht pranë autoriteteve të policisë lokale.

  3. Fotografia:

    Një fotografi të kohëve të fundit (jo më shumë se 6 muaj të vjetër). Ju lutemi lexoni kërkesat e fotografisë në faqen tonë të Internetit “Kërkesat e Fotografisë”. Fotografitë që nuk përmbushin këto specifikime do të refuzohen dhe aplikantit do t’i kërkohet të sjellë një fotografi të re.

  4. Tarifa e Aplikimit:

    Pagesa aktuale: Për shumë kategori vizash duke përfshirë: vizitorë për biznes ose turizëm, studentë, vizitorë shkëmbimi, media, dhe programet e punës së verës pagesa është 160 Dollarë ose e barazvlefshme në Leke (subjekt për t’u ndryshuar) sipas kursit të shkëmbimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë.  Për shumicën e vizave të bazuara në peticion pagesa është 190 Dollarë ose ekuivalenti në Lekë.  Për vizat e investitorëve ju lutem shihni informacionin më poshtë.  Tarifa e aplikimit nuk është e kthyeshme – Tarifat tani do të paguhen në paradhënie, pa ndonjë pagesë shtesë, me para në dorë në çdo degë të Bankës Kombëtare Tregtare me kartë krediti online ose duke telefonuar qendrën e telefonatave. Çdo aplikant duhet të paguajë tarifën individuale përpara se të paraqitet për intervistë.

  5. Pagesa për lëshimin e Vizës – Nëse viza ju lëshohet, do të ketë një pagesë shtesë në bazë reciprociteti, nëse është e aplikueshme. Ju lutemi konsultoni Tabelat Reciproke të Vizave për të zbuluar nëse ju duhet të paguani pagesën shtesë në bazë reciprociteti. Nëse ka pagesë për lëshimin e vizës, ajo është a barabartë afërsisht me pagesën që u ngarkohet qytetarëve Amerikanë kur ata udhëtojnë në shtetet e tjera.
  6. Dëshmitë:

    Aplikantët për viza vizitori duhet të tregojnë që ata kualifikohen sipas parashikimeve ligjore të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë. Aplikantët duhet të demonstrojnë që ata janë të klasifikuar si vizitorë sipas ligjit Amerikan. Ligji Amerikan i emigracionit parashikon që çdo aplikant ka për qëllim të emigrojë në SHBA. Prandaj, aplikantët duhet ta tejkalojnë këtë parashikim dhe të demonstrojnë që janë të klasifikuar si vizitorë sipas parashikimeve të ligjit Amerikan duke treguar se:

    1. Qëllimi i udhëtimit tuaj është për të hyrë në Shtetet e Bashkuara për biznes dhe kënaqësi;
    2. Ata planifikojnë të qëndrojnë për një periudhë specifike të limituar;
    3. Kanë dëshmitë fondesh për të mbuluar shpenzimet në Shtetet e Bashkuara;
    4. Kanë dëshmi detyruese lidhjesh ekonomike dhe sociale jashtë SHBA; dhe
    5. Ata kanë një residence jashtë Shteteve të Bashkuara si dhe lidhje detyruese që do të sigurojnë kthimin në vendin e tyre në fund të vizitës.

      Për më shumë informacion ju mund të vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Viza për Vizitorët.”

Për të gjithë ju që jetoni në Athinë që dëshirnoni të aplikoni për vizë dhe nuk keni mundësi të aplikoni vet,

kundrejt një pagesë të vogël mund tu ndihmojmë ne.

Ndihmë mun të jepet për të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me legalizim dokumentash, aplikime për viza etj

Nr kontakti 6987419091  dhe 6979489060

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top