ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Çfar pret Athina nga Edi Rama.

Çfar pret Athina nga Edi Rama

Çfar pret Athina nga Edi Rama i cili pritet të marrë qeverisjen e Shqipërisë pas pak ditësh? Një artikull shumë interesant i analistit të mirënjohur Stavros Tzimas për gazetën greke Kathimerini.

 

Analiza me titull Lider Europian”.

“Ngjarja që pritet të tërheqë interesin e bashkësisë ndërkombëtare dhe Athinës në veçanti, është ndryshimi i qeverisë në Shqipëri. Udhëheqësi socialist Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të qendrës së majtë marrin stafetën nga Sali Berisha, i cili mbas 13 vitesh në pushtet e humbi atë dhe siç deklaroi do iki komplet nga skena politike.

Sali Berisha  kishte mbështetjen e plotë të bashkësisë ndërkombëtare, madje edhe kur ndërtoi një shtet autoritar, kur burgosi kundërshtarët politikë dhe kur favorizoi ekonominë e “piramidës”, që shkaktoi kryengritjen e armatosur të vitit 1997.Arsyeja? Sepse  nuk kishte një tjetër njeri që të krijonte një model të ndryshëm, pas rënies së dikaturës së Enver Hoxhës.

Berisha, me gjithë gabimet dhe tekat, ka kontribuuar në masë të madhe që Shqipëria, një vend pa një traditë të fortë demokracie dhe ekonomie tregu, të gjendet një hap larg nga oborri i Bashkimit Evropian. Edhe në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri u bënë hapa të rëndësishëm, pavarësisht se ato kanë kaluar një mijë dallgë, por jo gjithmonë për përgjegjësi të palës shqiptare.

Tani në timon erdhi një udhëheqës ri,   përmes zgjedhjeve të vërteta demokratike, një proces i panjohur ky për politikën shqiptare deri kohët e fundit. Edi Rama, që u shfaq si kryebashkiaku i Tiranës dhe që e transformoi atë.  Tani ai ftohet për të udhëhequr Shqipërinë në epokën e re. Të lërë pas ekspansionizmin e paraardhësit të tij, të ndryshojë qëndrimet politike-mbetje të periudhës së Hoxhës, e cila në shumë raste e ka ushqyer atë si lider i opozitës, të forcojë funksionimin e institucioneve demokratike dhe t’i japë shtytje kursit evropian të vendit”.

Athina shpreson të ndërrohet faqe në marrëdhëniet me Tiranën, të cilat kanë ngelur në vendnumëro, dhe të cilat destabilizohen shumë lehtë, siç u vërtetua dhe nga ngjarjet e fundit në Përmet, apo veprimet provokative të Agimit të Artë.

Burimet qeveritare dhe diplomatike greke janë të angazhuara për të mbështetur me entuziazëm kursin evropian të Shqipërisë. Mjafton që t’iu jepet një përgjigje nga Tirana për shkrirjen e Marrëveshjes për Ujërat, të cilën vetë Rama e ka bllokuar, mbi bashkëpunimin për TAP etj.

Kryeministri i ri ka reputacionin e një politikani evropian por edhe të paparashikueshëm, ndaj është e sigurt që për një kohë ai do të jetë nën mikroskopin e bashkësisë ndërkombëtare. Por edhe të Athinës, që dëshiron të investojë në një fillim të ri. “

 

kathimerini.gr

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top