ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Çfar përfiton Greqia nga emigrantët

Në zgjedhjet e fundit parlamentare , populli grek me votën e tij vendosi të futet  në parlamentin grek

Në zgjedhjet e fundit parlamentare , populli grek me votën e tij vendosi të futet  në parlamentin grek dhe partia ultranacionaliste Xrisi Avgi. Kjo parti ka si program kryesorë largimin e emigrantëve nga Greqia. Sipas deklaratave të fundit të kësaj partie emigrantët nuk i duhen Greqisë.

Albanians.gr  i jep përgjigjen kësaj partie dhe do paraqes sot se çfar përfitimesh ka ekonomia greke nga emigrantët që ndodhen në Greqi!

Banka qëndrore greke konsideron pozitive ndikimin e emigrantëve në ekonomiknë greke. Sipas bankës qëndrore të Greqisë , emigrantët janë arsyea që PBB (GDP) i Greqisë pësoj rritje 1% gjatë viteve të fundit. Kjo rritje ka të bëj  drejpërsëdrejti me rritjen e konsumit në Greqi nga emigrantët. Gjithashtu emigrantët kanë ndikim të madhë në tregun e banesave. Me mijëra shtëpia janë blerë nga emigrantët në Greqi si dhe me qindra mijëra shtëpi janë dhënë me qera tek emigrantët.

Depozitimet e emigrantëve në bankat greke kalon 3 miliard euro!

Pika e dytë kur shteti Grek përfiton nga emigrantët është ajo e taksave. Emigrantët paguajsë si taksat drejtpërsëdrejta ashtu dhe taksa si emigrantë. (Shifrat nuk janë bërë të ditura nga Ministria e Ekonomisë)

Emigrantët janë pjesa e ekonomiksë greke , që paguan rregullisht taksat e sigurisë të shëndetit (IKA , TEBE, OGA), por janë ato që e përdorin më pak, për shkak të moshësh të re të tyre. Sipas një deklarate të Drejtorit të IKA në vitin 2008 nëse largohen emigrantët , IKA do falimentonte menjëherë

Gjithashtu emigrantët paguajnë taksën e pencionit që u mbahet nga rroga, por deri tani janë shumë të paktë ata që kanë përfituar pencion, gjë që i sjell fitime të mëdha shtetit grek.

Pika e tretë është fuqia punëtore. Në prodhimin buqësore mbi 70% e punëtorëve nuk janë grek. Emigrantët që punojnë në buqësi paguhen  nga 50%-80% më pak se ato grek. Kjo sipas bankës kombëtare greke, ndikon drejtpërsëdrejti edhe në çmimin e produkteve buqësore.

Në përgjithësi sipas studimeve të bankës greke dhe të qëndrës për politikat e emigracionit, profesionet që janë dëmtuar nga ardhja e emigrantëve në Greqi janë shumë të pakta.

 

Për albanians.gr

Gaston Sanxhaku

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top