ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Çfar ndryshon me vizat dhe lejet e qëndrimit mbas përfitimit të Statusit nga Shqipëria

Shqipëria më datë 24 Qershorë 2014, morri zyrtarisht dhe statusin e vëndit kandidat për anëtarësim  në Bashkimin Europian.Për gjithë shqiptarët anembanë botës, kjo është një ngjarje shumë e madhe e cila pritej këtu e shumë e shumë vite. Mbas disa refuzimesh Bashkimi Europian i dha PO-në e madhe vëndit tonë. Kjo ngjarje përbën për Shqipërinë një nga arritjet e saj më të mëdha të periudhës mbaskomuniste, mbas anëtarësimit në N.A.T.O në vitin 2009.

images
Me marrjen e Statusit kandidat , Shqipërisë i hapet dyert drejt Bashkimit Europian. Kjo nuk do të thotë që tashmë rruga mbaron, por përkundrazi, me marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë fillon rruga e vërtetë e reformave dhe ndryshimit, fundi i së cilës do jetë anëtarësimi i plotë në familjen e madhe Europiane. Kjo rrugë është e gjatë, dhe mund të marri nga 7 deri në 10 vite.
Përfitimet e Shqipërisë nga marrja e statusit kandidat , një temë e cila është analizuar në një artikull tjetër të faqes sonë ,përbën diçka që nuk i përket të analizohet në këtë artikull. Për të lexuar përfitimet e Shqipërisë nga marrja e statusit lexoni këtu : Çfarë nënkupton statusi kandidat? Çfarë përfiton Shqipëria dhe qytetarët e saj”

 

vizaalbania
Por çfar ndryshon me vizat dhe lejet e qëndrimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi mbas përfitimit të Statusit nga Shqipëria?
Mbas marrjes të statusit, në redaksinë tonë erdhën me dhjetra pyetje të tipit çfar do bëhet me vizat 3 mujore dhe me lejet e qëndrimit tani që Shqipëria ka statusin e vëndit kandidat për në Bashkimin Europian.
Duhet theksuar dhe nënvizuar një gjë. Statusi e bën Shqipërinë vënd kandidat dhe jo anëtar të Bashkimit Europian. Statusi kandidat është një lëvizje politike e cila mund të interpretohet si “ njohje e përpjekjeve të një vëndi për të realizuar reforma politike dhe shoqërore që do e sjellin atë vënd më afër kushteve të pranimit në Bashkimin Europian.”

Statusi e bën Shqipërinë vënd kandidat dhe jo anëtare të Bashkimit Europian.

Pra statusi nuk dryshon asgjë nga ana institucionale për Shqipërinë dhe Shqiptarët.
Për sa I përket levizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë brenda zonës Shengen , që shumica I njohin si vizat 3 mujore, kjo gjë nuk ka asnjë lidhje me statusin. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të levizin dhe të qëndrojnë (si vizitorë-pa të drejtë pune) në një vënd të Europës që është në zonën Shengen vetëm 90 ditë (3muaj).

Dekorim-me-rastin-e-liberalizimit-të-vizave
Për sa I përket lejeve të qëndrimit , siç nënvizuam dhe me lart dhënja e statusin nuk e bën Shqipërinë shtet të Bashkimit Europian, dhe as shqiptarët qytetarë të Bashkimit Europian. Kështu që për çdo shtet të Bashkimin Europian ne njihemi si qytetarë të vëndeve të treta* Pra do vazhdojmë rregullisht me leje qëndrimi deri ditën kur Shqipëria do bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Europian.

metanastes1

Fatkeqësisht e dimë që mbase dëshpërojmë një pjesë të lexuesëve tanë, të cilët për shkak të keqinformimit besonin se me marrjen e statusit shqiptarët do munden të lëviznin lirëshëm në Bashkimin Europian, por realiteti është ai që prëshkruajtëm më lart.

Në aspektin invidual marrja e statusit nga Shqipëria , shumë pak gjëra do ndryshoj në jetën tonë të përditëshme. Por në aspektin e përgjithëshëm, statusi është hapi I parë për një të ardhme më të mirë për ne dhe për fëmijët tanë

*Shënim për një vënd të Bashkimit Europian ka tre lloj kategorisht qytetarësh që banojnë në vënd, 1)nënshtetas të vëndit, 2) qytetarë të Bashkimit Europian dhe 3) qytetarë të vëndeve të treta që nuk janë as nënshtetas të vëndit dhe as qytetarë të Bashkimit Europian.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top