ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Çfar është garancia 1500 euro që kërkohet si garanci për të hyrë në Greqi

Greqi. Këtu e disa ditë në pikat kufitare të Kapshticës

Greqi. Këtu e disa ditë në pikat kufitare të Kapshticës

dhe të Kakavisë janë kthyer me qindra qytetarë shqiptarë të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në Greqi me pashaportën e tyre biometrike. Arsyetimi i ndalimit të tyre dhe moslejimit për të hyrë në Greqi është një garanci ekonomike prej 1500 eurosh që pala greke i kërkon ti ketë me vete çdo qytetari shqiptar që dëshiron të udhëtoi në  Greqi

 

Kjo garanci i kërkohet vetëm qytetarëve shqiptarë që në kuadër të liberalizimit të vizave dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë dhe jo emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi. Pra vetëm atyre personave që hyjnë në Greqi me pashaportë biometrike dhe jo me leje qëndrimi.

Rikujtojmë këtu se që kur u liberalizuan vizat çdo qytetarë shqiptarë ka të drejtë të udhëtoi në vëndet Shengen dhe të qëndroi në ato vënde vetëm për një periudhë kohore 90 ditore.

 

Shkaku i problemit dhe pse pala greke kërkon këtë garanci

Porblemi i garancisë per qytetarë shqiptarë që për të hyrë në Greqi duhet të kenë një garanci ekonomike me vete nuk është i tanishëm. Pavarsisht se për shkak të incidenteve në Përmet ky arsytim po përdoret masivisht,  garancia ekonomike u shfaq për herë të parë në pranverë të këtij viti ku në disa raste ajo kapte shifrën e 4000 euro dhe jo 1500 siç është tani. LEXONI MË SHUMË PËR TEMËN Kapshticë, pala greke u kërkon dokumenta shtesë udhëtarëve shqiptar

Por si e shpjegojnë disa expertë të emigracionit “lindjen” e garancisë ekonomike për shqiptarët.

Në muajt e kultivimit të frutave në pranverë është vënë re një fluks i madh shqiptarësh ,që banojnë kryesisht në zonat kufitare me Shqiperinë dhe Greqinë, të cilët hyjnë në Greqi për të punuar në tokat Greke dhe pastaj kur mbaron sezoni kthehen në Shqipëri. Për këtë gjë pati dhe denoncime publike në mediat Greke. Për të parandaluar këtë fenomen , u shpik dhe siguracioni. Pra siguracioni është një masë e palës greke për të parandaluar fenomenin e futjes të shqiptarëve në Greqi që përdorin pashaportat biometrike dhe liberalizimin e vizave jo për vizitë apo për qëllime turistike por për punësim disamujorë. Po të vini re asnjëherë kjo garanci nuk i është kërkuar për pleq apo fëmijë të vegjël por vetëm për mosha që janë të aftë për punë.

Por dhe një herë zgjidhje ishte e njëanëshme. Vetëm masa për të parandaluar shqiptarët u morrën, kurse nuk u morr asnjë masë për pronarët e tokave dhe prodhuesëve të cilët ato janë shkaktarët e vërtetë të dëmit ekonomik , dhe jo shqiptarër që punojnë për një dit punë që nuk shkon me shumë se 25-30 euro për ditën.

 

LEXONI AKOMA
Kapshticë e Kakavijë, gjendje kaotike. Ndalohen me dhjetra shqiptarë

 

 

Kapshticë, pala greke u kërkon dokumenta shtesë udhëtarëve shqiptar

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top