ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Çështja e Toponimeve problem teknik Boll me premtime jepni zgjidhje

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati në kuadrin e takimeve të nismës Adriatiko-Joniane, ndodhet për një vizite tre ditore në Athinë. Zoti Bushati është takuar me Presidentin e Republikës të Greqisë z. Karolos Papulias, me Kryeministrin Samara, si dhe me zvkryeministrin dhe Ministrin e jashtëm të Greqisë, Evangjelos Venizelos etj. Gjithashtu ditën e mërkurë ministri i Bushati u takua në ambjentet e  Ambasadës Shqiptare në Athinë me “përfaqësues” të komunitetit shqiptarë në Greqi.

Një nga problemet më serioze ,që ashtu dhe siç pritej do ishte në qëndër të vëmëndjes nga emigrantët dhe nga media, është problemi i toponimeve. Problemi është shfaqur në Tetor të vitit 2012 dhe Ministër i Jashtëm në atë kohë ishte zoti Edmond Panariti aktualisht Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

Por si në takimin me emigrantët ashtu dhe në deklaratat e përbashkëta e Bushatit me Venizelon bie në sy se edhe një herë se kryediplomatët e dy vëndeve ju përgjigjën pyetjeve në mënyrë komplet dipllomatike pa dhënë asnjë detajë, asnjë datë, asnjë shpresë.

Ministri Bushati deklaroi se çështja e Toponimeve është një çështje teknike dhe se qeveria shqiptare është në dijeni të plotë. Siç lexojmë në Gazetën Tribuna ministri ka deklaruar se “Sa ne përket neve, kjo është një çështje teknike dhe jemi duke punuar me palën greke për tu konsideruar si e tillë.”

Shprehja e fundit i thotë të gjitha, jemi duke punuar që edhe pala greke ta konsideroi si çështje teknike. Kjo ka dy shpjegime, ose pala greke duke u bazuar mbi neglizhencën tipike shqiptare, një çështje komplet teknike po e kthen në levë dipllomatike për të kërkuar lehtësime në fusha të tjera, ose pala shqiptare po mundohet që dhe një herë të gjej një zgjidhje që ta kaloi lumin sa më  pa lagur, pa zbatuar konvertat ndërkombëtare, sepse diçka e tillë do diskriminonte një shtet, sepse do pranonte që thjeshtë nuk di çi bëhet.

Dhe diçka është tepër e qartë, në rastin e toponimeve, pavarsësisht kur dhe si u kujtua pala greke për të vënë në zbatim konvertat, problemi i toponimeve është komplet faji i palës shqiptare.

Gjithashtu lexuam dhe deklaratën që na dëgjohet tashmë mbas kaq kohësh qesharake  “jemi të gatshëm për ti dhënë një zgjidhje konkrete kësaj çështjeje dhe një gjë të tillë ia kemi bërë sot të qartë presidentit të Republikës së Greqisë dhe do të donim të përçonim të njëjtin mesazh me qeverinë greke, me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm, për tu ulur në një tryezë ekipet në mes ekspertëve dhe për të shqyrtuar këtë propozim.”

Kemi që në 2012 që e presim këtë tryezë mes ekspertëve. Të njëjtën përgjigje kishte dhënë dhe në tetor të 2012 ministri Panariti, të njëjtët ju.

Problemin e toponimeve po e vuajnë emigrantët shqiptarë në Greqi. Po e vuajnë biles ato më të pafajshmit , fëmijët e tyre. Deklaruat që i jeni borxhli emigrantëve. Nëse kjo sjellje  tregon që qeveria shqiptare i është borxh emigrantëve imagjinoni të mos të ishit si do sillej qeveria shqiptare.

Boll më me premtime , deklarata dipllomatike të kota të tipit problem teknik apo të zgjidhet në kuadër të fshinjësisë të mire dhe të konvertave ndërkombëtare etj etj. Është ministri i dytë që po nga e njëjta sallë e ambasadës Shqiptare në Greqi deklaron të njëjtat gjëra. Jepni një zgjidhje tani, jo nesër por tani.

Emigrantët kërkojnë zgjidhje. Fëmijët e emigrantëve që po ngelin pa leje qëndrimi në Selanik për shkak të problemeve të toponimeve, nuk ju intereson as konventa ndërkombëtare as problemi teknik, ju intereson të jetojnë në mënyrë të ligjëshme, të kenë lejet e qëndrimit të rregullta dhe të vazhdojnë një jetë normale në Greqi.

 

Për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku

 

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top