ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Çështja e toponimeve, Avokati i Popullit: Shteti të sigurojë zgjidhje afatgjatë

Institucioni i Avokatit të Popullit ka përgatitur

Institucioni i Avokatit të Popullit ka përgatitur

një rekomandim për institucionet përkatëse në lidhje me çështjen e toponimeve.

 

 

Sipas AP, çështja e toponimeve në letërnjoftimet e shtetësve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë si emigrantë në Greqi kërkon një zgjidhje transparente, afatgjatë, kostot e së cilës duhet t’i mbajë shteti shqiptar dhe jo t’i faturohen qytetarëve.

 

AP shpreh shqetësimin se mbarimi i afatit vënë nga shteti grek më 5 shtator do të rikthejë regjimin e vjetër në kufi që pengon lëvizjen e fëmijëve shqiptarë të lindur në shtetin helen.

 

“Në lidhje me çështjen e toponimeve kemi pasur ankesa nga emigrantet si dhe letra të hapura nga përfaqesues të shoqatave të emigranteve. Gjithashtu protesta të emigranteve në Greqi janë zhvilluar për këtë çështje. Këtu trajtohet interesi legjitim i fëmijëve dhe i qytetarëve dhe kjo kërkon transparencë dhe jo vetëm përmendjen e listes së takimeve me homologët grek. Qytetarët duan të dinë ku qëndron problemi. Falenderojmë Ambasadorin tonë në Greqi për përpjekjet e mëdha që ka bërë por këtu problemi fillon në administraten tonë këtu në Tiranë me strukturat e MB. Çdo zgjidhje për pasaportat e vjetra duhet të mbulohet financiarisht nga shteti dhe jo nga qytetaret”, thuhet në rekomandamin e AP.

 

Ndër të tjera, institucioni i Avokatit të Popullit i kërkon organeve shtetërore të ndërmarrin hapat e duhur për nje zgjidhje afatgjatë të problemit.

 

burimi www.ballkanweb.com

 

LEXONI AKOMA

 

Të gjitha informacionet mbi problemin e toponimeve

 

 

 

 

 

 

Toponimet. Lejohet kalimi deri në datë 5 Shtator

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top