Është viti X dhe Shqipëria është kthyer në një parajsë ekonomike. Me qindra mijëra emigrantë nga e gjithë bota i janë vërsulur kufijve të Shqipërisë për një të ardhëme më të mirë…mes tyre dhe dy emigrantë Grek, Kosta dhe Vasilika…
Ato trokasin në derën e efentiko Qamilos, një pronari të madh i cili si zemërgjërë që është i merr emigrantët grek në punë…biles ai i ndërron emrin emigrantit nga Kosta në Kasem..dhe zotohet se kur të jetë dita e Kasemit do i japi dhurata plot…
Humor i vitit 2001 ku satirizohen realiteti i emigrantëve shqiptarë në vitet e para në Greqi. Punësimi me pagesa të ulëta , ndryshimi i emrit, frika nga policia etj
Intepretojnë: Në rrolin e Efentiko Qamilos artisti i madh Sejfulla Myftari i njohur gjërësisht si Cekja (Cekja i Beratit). Në rrolin e Kostës (Kasemit) humoristi i mirënjohur shkodran Edmont Halili si dhe në rrolin e Vasilikës aktorja e mrekullueshme Rita Lati
Por për të shijuar këtë video të mrekullueshme klikoni këtu
