ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Bushati Toponimet Problem i të shkuarës I dhamë zgjidhje

Bushati:Toponimet Problem i të shkuarës i dhamë zgjidhje. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Ditmir Bushati në “5 Pyetjet nga Babaramo”, emision i cili këtë të hënë celi sezonin e ri në A1 REPORT

Ja një pjesë e intervistës të ministrit Bushati rreth problemeve Shqiptaro Greke

Në takimin me kryeministrin grek, Samaras, sa çështje janë hapur?
Takimi ka qënë në frymë të respektit, vjen pas shkëmbimit të vizitave dhe pas diskutimeve intensive së bashku me homologun Venizelos. Ky takim vjen pas disa zhvillimeve pozitive mes dy vendeve. U diskutua për çështje që janë pjesë në interesin e përbashkët, si dhe një pjesë të çështjeve dy palëshe që ende nuk janë adresuar. Çështjet dihen, duke filluar që me ligjin e luftës, që është absurd ekzistenca e këtij ligji. Çështja çame e cila është pjesë e dosjes sonë diplomatike, çështja e detit, e clia mund të themi është e aktualitetit. Si dhe rasti i respektimit të minoritetit grek në Shqipëri apo të drejtat e shqiptarëve në Greqi.

I ngriti kryeministri këto çështje që përmendët?
Po të gjitha, këto janë në dosjen e Ministrisë. Dhe toponimet sillnin jo pak probleme, i dhamë një zgjidhje. Po vazhdojmë me komisionet e përbashkëta. Në muajt në vijim do të kemi lajme të mira dhe për disa çështje të përbashkëta. Për marrëveshjen e detit është në interes të Shqipërisë për t’i dhënë një zgjidhje të re. Ka një vendim të Gjykatës dhe autoritetet shqiptare do gjejnë një zgjidhje që respekton marrëveshjen ndërkombëtare si dhe vendimin e Gjykatës. Nuk është një çështje e lehtë, palët janë në dy anë të ndryshme. Kemi interes për ta zgjidhur.

Po për reformën territoriale?
Pala greke mund të jetë në të drejtën e saj për të hapur çështje që thotë së janë në të drejtën e saj. Këto janë çështje të brendshme që Shqipëria i adreson me procedurat e saj, që janë demokratike.

Burimi: http://www.shqiptarja.com/home/1/bushati-s–39-ka-veto-p-r-shkupin—39-ohri–39—sht–kusht-i-vet–nato-s-237877.html#sthash.Cx4JEWAB.dpuf

Fillon puna për korigjinim e Toponimeve Branda Tetorit aplikimet e reja FOTO

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top