Shqip

Bushati : Dixhitalizimi i Shërbimeve Konsullore brënda vitit 2016

Projektligjin mbi regjistrimin e emigrantëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, paraqitën dje në një intervistë të përbashkët ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ministri i Jashtëm , Ditmir Bushati.

Lexoni këtu Regjistrimi i emigrantëve hap rrugën për të drejtën e votës të emigrantëve. Së shpejti dixhitalizimi i shërbimeve konsullore 

Ministri Bushati , në fjalën e tij, bërë së ditur që qeveria ka si plan brënda vitit 2016, të përfundoj dixhitalizimin e shërbimeve konsullore. Sipas ministrit falë kësaj nisme do rritet më tej transparenca si dhe do të kufizohen   rastet abuzive të shpërdorimit të detyrës në ofrimin e shërbimeve konsullore

[maxbutton id=”5″]

Fjala e Ministrit Bushati

Siç e tha dhe Ministri i Brendshëm, ne sot kemi miratuar në qeveri këtë nismë legjislative të cilën shpresojmë që shumë shpejt Kuvendi do ta mbështesë. Është një nisëm mjaft e rëndësishme, jo thjesht për evidentimin e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, por mbi të gjitha është tregues i qartë i vullnetit politik që ka qeveria jonë, mazhoranca jonë, për t’i kthyer mbrapsht borxhin që ka Shqipëria ndaj shtetaseve të vet që kanë kontribuuar për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit gjatë këtyre 25 vjetëve.

Por ky nuk është thjesht një akt i veçuar i qeverisë shqiptare. Po kaq e rëndësishme do të jetë dhe 2016-ta për sa i përket shërbimeve konsullore, të cilat falë vullnetit të qeverisë shqiptare dhe falë një fondi mbështetës, në fund të këtij viti, të gjitha shërbimet konsullore do të jenë të dixhitalizuara, për të rritur më tej transparencën ndaj bashkëkombësve tanë, për të kufizuar dhe evituar në maksimum rastet abuzive të shpërdorimit të detyrës në ofrimin e shërbimeve, të cilat janë edhe sot e kësaj dite për fat të keq prezentë. Kjo qeveri është e vetëdijshme që gjendja nuk është më e mira e mundshme, apo ajo çka ne dëshirojmë. E gjithashtu përmes dixhitalizimit të shërbimeve konsullore që do të mbyllet si proces gjatë këtij viti, ne synojmë të ndihmojmë edhe procesin e identifikimit dhe evidentimit të shtetasve shqiptar kudo ku ato jetojnë. Për të shkuar gradualisht drejt jetësimit të të drejtës së votës dhe marrjes pjesë në vendimmarrjet kryesore në Shqipër

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top