Shqip

Burg për 5 nga grupi i kokainës. Avokati i Ermal Hoxhës: Ishte taksist i kolumbianëve

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar sot seanca gjyqësore për 5 nga 9 të akuzuarit për laboratorin e kokainës të zbuluar disa ditë më parë në Xibrakë, në afërsi të Elbasanit. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 5 të arrestuarit: Ilir Hyseni, Kastriot Ymeri, Ermal Hoxha si dhe dy shtetasit kolumbianë, Cesar avila dhe Valther Moreno.

Në përfundim të seancës, avokati i Ermal Hoxhës, i cili kërkoi masë më të lehtë ndaj klientit të tij, tha se nuk ka asnjë provë që të përligjë arrestimin apo akuzat ndaj tij. Avokati i Hoxhës pranoi se ky i fundit njihej me dy shtetasit kolumbianë, por sipas tij, kjo pasi i kishte shoqëruar disa herë si taksist.

“Nuk janë të vërteta ato që janë thënë ditët e fundit në media. Ermal Hoxha është i papunë, pa shtëpi dhe jeton me qira. Nuk janë të vërteta ato që thuhen lidhur me të se shëtiste me ‘Ferrari’ nëpër rrugët e Tiranës. Ai nuk ka fare makinë. Për dy kolumbianët përdorte makinën e të vëllait”, tha avokati i Hoxhës për mediat.

Ditën e nesërme pritet të jepet masa e sigurisë edhe për 4 të arrestuarit e tjerë të grupit të kokainës: Gentjan Gjonaj, Arjan dhe Kelmend Dalipi dhe Sajmir Batku.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/01/17/burg-per-5-nga-grupi-i-kokaines-avokati-i-ermal-hoxhes-ishte-taksist-i-kolumbianeve/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top