Në bregdetin e Tales, rreth 50 kilometra larg kryeqytetit shqiptar, Tiranë, 10 gjermanë dhe 10 studentë universiteti në Shqipëri po punojnë për një projekt unik turizmi. Ata po i kthejnë ish- bunkerët në dhoma hoteli, që mund të ofrojnë hapësirë deri për 8 njerëz.
Turistët do të mund të shikojnë panoramën e bukur të vendit përmes frëngjive të bunkerit, ndërsa ëndërrojnë poshtë një shtrese betoni 1.3 metra, raporton Spiegel Online.Projekti është përgatitur si punim diplome nga Iva Shtrepi në Universitetin e Mainz, në Gjermani. Markus Pretnar, profesor i Ivës, e pëlqeu aq shumë idenë sa mendoi se ajo mund të kthehej nga teoria në praktikë. Ai thotë se vendi është i mbushur me bunkerë kudo. Ai vlerëson shumë bukuritë e Shqipërisë dhe shton se bunkerët mund të jenë perfektë për turistët backpackers. Një natë në Bed& Bunker do të kushtojë 8 euro.
burimi dhe fotot http://www.gazetatema.net
