Shumica e fëmijëve që shfrytëzohen seksualisht në Britaninë e Madhe janë me origjinë nga Shqipëria e Vietnami.
Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga agjencia kombëtare e krimit në Britanine e madhe. Nga 140 fëmijë të trafikuar vitin e kaluar në këtë vend dhe të raportuar për abuzim seksual 88 ishin me origjinë nga Shqipëria e Vietnami dhe pjesa tjetër rreth 56 fëmijë kishin lindur në Britani.
Studimi është dhënë në numrin e sotëm të së përditshmes “The Indipendent”, Agjencia Kombëtare e Krimit tha se vitin e kaluar u raportuan në këtë vend 1746 viktima të trafikimit të prostitucionit, me një rritje prej 47% në krahasim me 2012. Shqipëria në këtë studim është vendi i parë i origjinës për viktimat e trafikut të prostitucionit, e ndjekur më pas nga Nigeria, Vietnami dhe Rumania. Mes viktimave ka dhe djem të vegjël, të gjithë të përfshirë në industrinë e seksit.
burimi www.ballkanweb.com
