Shqip

Britani-Francë, pakt për emigracionin

Qeveria britanike është zotuar të ofrojë 12 milionë stërlina për të ndihmuar Francën në frenimin e problemit të emigrantëve ilegalë që përpiqen të hyjnë në Britani nga qyteti-port në veri të Francës, Kalais.

Një plan i posaçëm i paralajmëruar nga sekretarja e Punëve të Brendshme, Theresa May dhe homologu i saj francez Bernard Cazeneuve parashikon që dy vendet të punojnë më ngushtë për të parandaluar fenomenin e emigracionit klandestin.

Masat e sigurisë do të rriten në portin e qytetit francez, që ka pasur një rritje të grumbullimeve të emigrantëve në muajt e fundit.

Në pikat e kontrollit të tij mund të vendosen mjete të reja teknologjike që mund të zbulojnë klandestinët e fshehur në kamionë. Masa të tjera përfshijnë ngritjen e mureve rrethuese më të larta, si dhe rritjen e mbikëqyrjes në parkingun kryesor të portit.

Ministri britanik i Emigracionit, James Brokenshire deklaroi se agjencitë britanike dhe ato franceze të zbatimit të ligjit duhet të godasin gjithashtu grupet e krimit të organizuar që organizojnë trafiqet e qënieve njerëzore.

Tensionet janë rritur shumë në muajt e fundit në Kalais, pasi numri i njerëzve që mblidhen atje është rritur ndjeshëm. Autoritetet franceze mendojnë se atje ndodhen 1.500 emigrantë ilegalë.

Numri në fjalë është rritur me 50 për qind në vitin e fundit për shkak të krizave humanitare dhe luftrave në veri dhe lindje të Afrikës, si dhe në Lindjen e Mesme.

Shumë prej tyre jetojnë në kampe apo në ambjente të hapura dhe në disa raste mes tyre ka pasur sherre në rrugët e qytetit. Mbretëria e Bashkuar do të kontribuojë me 5 milionë euro në vit për tre vitet e ardhshme, në kuadër të këtij bashkëpunimi.

Burimi www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top