Shqip

Brikena Anna Deda është shqiptaria e parë që arrin të fitojë medalje në Lojërat Paraolimpike në Rio de Janeiro

Brikena Anna Deda është shqiptaria e parë që arrin të fitojë medalje në Lojërat Paraolimpike në Rio de Janeiro

Pas fitores së medaljes Bronzi në Rio Brikena deklaroj “Dua ti dedikoj këtë medalje atdheut tim Shqipërisë”. Brikena Anna lindur në Tiranë me paralizë spastike cerebrale, lufton shumë vjet me paaftësinë e saj dhe  emigron në Greqi (Athinë) për një jetë më të mirë me familjen e saj.

Në Athinë studion Administrim Biznesi dhe Psikologji. Në vitin 2014 fillon të stërvitet në Sportin Boccia  (sporti për paaftësi të rënda fizike) dhe pas 2 muajsh stërvitje fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin kombëtar të Greqisë. Në 2015 sjellë 3 medalje nga 3 kampionate: 1 Medalje të Artë në Barcelonë dhe 1 Bronzi në Londër, në Kampionate Evropiane dhe 1 medalje të Argjendtë në Kampionatin botëror në Poloni.

Dhe më në fund arrin të fitojë Medalje Bronzi në Paraolimpiadën në Rio de Janeiro dhe bën krenar gjithë Greqinë dhe Shqipërinë. Isha në Rio dhe e ndoqa nga afër përpjekjen e kësaj heroine. Ju lutem nxirreni lajmin që të jenë krenare gjithë Shqipëria për Brikenën dhe jo vetëm Greqia.

deda

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top