Shqip

Brazili heq vizat për Shqipërinë

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë bëri me dije sot nëpërmjet nje njoftimi në faqen zyrtare se pas mbylljes së proçedurave të nevojshme ligjore, në bashkëpunim me palën braziliane, u mundësua heqja reciproke e regjimit të vizave edhe për pasaportat e thjeshta të shtetasve shqiptarë e shtetasve brazilianë.

Ministria e Jashtme shpjegon më tej se  “që prej datës 27.11.2014 shtetasit e të dy vendeve kanë mundësinë që të lëvizin lirshëm në territoret e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës Federative të Brazilit. Shtetasit shqiptarë mund të hyjnë e qëndrojnë Republikën Federative të Brazilit për motive afatshkurtra deri në 90 ditë për 180 ditë, të llogaritura nga hyrja e pare”.

Me këtë rast, ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh edhe një herë kënaqësinë e saj për këtë lehtësim që i krijohet shtetasve të të dy vendeve për të lëvizur lirshëm në territoret respektive.

 

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top