Shqiptari Daniel Godelli është fitues i kampionatit botëror të peshëngritjes të mbajtur në Kazakistan.
22-vjecari nga Elbasani ka arritur të mundë kështu kampionin aktual të botës, kinezin Lju Xiaojung, i cili doli i dyti në kampionatin e këtij viti.
Godelli u shpall fitues në stilin e shkëputjes ku ngriti 171 kilogramë.
