E gjendur e gjunjëzuar përballë krizës dhe me arkën
bosh, shteti helen duket se është i vendosur të mbushë arkën me xhepat e shqiptarëve.
Kalimi i kufirit drejt Greqisë është bërë një makth më vete për shtetasit shqiptarë, qofshin këto emigrantë me letra të rregullta atje, apo dhe shumë të tjerë që shkojnë për punë sezonale apo qoftë edhe për vizitë tek familjarët e tyre.
Pas toponimeve të famshme, rasti i fundit i “betonizimit” të doganës greke është regjistruar paraditen e sotme në Kapshticë, ku policia greke refuzon kalimin e dhjetra shqiptarëve, duke kërkuar deri në 5 mijë euro garanci për ditët e qëndrimit.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pritet një takim mes palës shqiptare dhe asaj greke për sqarimin e situatës në doganë./botasot.com/
