Shqip

Bllokohet Kakavija. Qindra udhëtarë presin me orë të tëra për të kaluar në Greqi

Me qindra udhëtarë shqiptarë kanë pritur me orë të tëra mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Kakavisë, për të kaluar në Greqi. Shkak për këtë ka qënë një defekt në sistemin kompjuterik të palës shqiptare.

[maxbutton id=”5″]

Siç raportonin mediat shqiptare, defekti në sistemin kompjuterik është shfaqur rreth në orën 19.00 të mbrëmjes të djeshme, dhe është rregulluar rreth orën 22.30. Sipas burimeve të pikës kufitare shkak i këtij defekti ka qënë ikja e internetit , gjë që shkaktoj mosfunksionimin e sitemeve kompjuterike.

Defekti ka shkaktur rradhë të gjata në pikën kufitare të Kakavisë, ku janë detyruar të presin për orë të tëra me qindra udhëtarë. Sipas dëshmitarëve aktual rreth 12 autobuzë dhe me dhjetra automjete kanë qënë në pritje për me shumë se 4 orë në temperatura të ftohta për të kaluar në Greqi.

 

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top