ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Bllokohen në Kakavijë 3 autobuzë të linjave Tiranë Athinë

Tre autobusë shqiptarë të linjave Tiranë–Athinë janë bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës nga ana e policisë greke.

Për pasojë rreth 120 pasagjerë janë detyruar të anulojnë udhëtimin e tyre. Shkak për këtë situatë sipas autoriteteve greke është bërë shkelja e licencës nga ana e shoferëve të autobusëve.

Sipas tyre autobusët duhet të udhëtonin vetëm me pasagjerët që ishin nisur nga destinacioni fillestar, Tirana, dhe jo duke marrë pasagjerë nëpër rrethe të tjera gjatë rrugëtimit për në Kakavijë. Shumë prej pasagjerëve janë shprehur të irrituar, duke u shkaktuar atyre probleme të ndryshme.

Nga ana tjetër, shoferi i njërit prej autobusëve shprehet se licenca e tij është e rregullt, të paktën deri në muajin qershor dhe se masa e policisë greke është abuzive. Të tre autobusët, janë gjobitur edhe me nga 700 euro secili, ndërkohë që u është privuar hyrja për në Greqi. Kontrata përfshin që autobusët të marrin pasagjerë në 5 rrethe, dhe është e pranuar dhe nga pala greke, si dhe është e vlefshme deri në qershor 2014.
Burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top