ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Bien investimet greke në Shqipëri

Kriza e rëndë që ka përfshirë Greqine po e tkurr me shpejtësi ndikimin e fqinjit jugor në ekonominë shqiptare. 

Kriza e rëndë që ka përfshirë Greqine po e tkurr me shpejtësi ndikimin e fqinjit jugor në ekonominë shqiptare. 

Një raport i hollësishëm i Bankës së Shqipërisë tregon se krahasuar me vitin 2005, pesha e investimeve greke në ekonominë shqiptare është përgjysmuar nga 55 në 27 për qind të totalit. Por edhe me 27 për qind Greqia mbetet sërish, investitori më i madh në Shqipëri, i ndjekur në vendin e dytë nga Italia, e cila zotëron 15 për qind të investimeve të huaja në Shqipëri po aq sa edhe Kanadaja.

 

Sipas Bankës, dy vendet që po rrisin me shpejtësi, prezencën e tyre në ekonominë shqiptare janë Austria dhe Turqia, të cilat kanë kompesuar tkurrjen e Greqisë. Krahasuar me vitin 2005, pesha e investimeve austriake gati është trefishuar duke u rritur nga 5 për qind në 14 për qind të totalit, ndërsa ato turke nga 6 në 11 për qind.

 

burimi www.top-channel.tv

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top