Shqip

Bërtit, pse jo! Thjesht sigurohu se nesër do të kesh për të ngrënë!

Bërtit, pse jo! Thjesht sigurohu se nesër do të kesh për të ngrënë!

Triumf, harritje kombëtare, krenari, show mediatik, të gjitha këto për një ndeshje futbolli.

Po , po, u gëzuam pa masë kur fituam ndeshjen me Armeninë. Mijëra të rinj ( të rejat ishin diku tjetër) u derdhën nëpër rrugët e qyteteve të mëdhaja jo vetëm në Shqipëri por dhe në Kosovë!

Kombëtarja fitoi 3 pike dhe ne menduam se u bëmë mbretërit e kësaj bote.

Ndjehemi kaq inferior si kombë sa që krenohemi edhe për një ndeshje futbolli? Nga ana tjetër nuk ka dhe shumë gjëra për të cilat mund të ndjehesh krenar pë vëndin tëndë! Një vënd ku mbizotëron kriminaliteti, madje kemi njerëz në Kuvend që kërkohen për vrasje! Një vënd ku korrupsioni është bërë si buka e gojës, ku mungon edukata shoqërore, ku bëhën vjedhje dhe vrasje çdo ditë.

 

Nodshta sna kanë ngelur shumë gjëra për tu krenuar dhe kombëtarja është një nga arsyet më të forta për tu bashkuar dhe për të ndjerë sado pak të rëndësishëm.

Nuk interesohemi kaq shumë për çështjet sociale, për mirëqeverrisjen, për zhvillimin e vetvetes  dhe të fëmijëve tanë, jemi individualist në kulm! Jemi kaq individualist sa që duam orë e minutë të manipulojmë rregullat ekzistuese për ti nënshtruar ato poshtë interesit tonë personal, megjithëse e dimë mirë se kjo është në dëmë të të tjerve.

Me sa duket RILINDJA europiane nuk erdhi kurrë në Shqipëri, ndaj dhe nuk kemi krijuar një shtet të fortë, demokratik, laik që zbaton rregullat e veta dhe dënon ata që nuk zbatojnë ligjet.

Jemi disi endacak të një periudhe anarkike të cilët u ndodhëm rastësisht në kohën moderne.

Le të gëzojmë për kombëtaren tonë, por të mos harrojmë se të nesërmen problemet janë po aty dhe nuk do të largohen as me krenari dhe as me të bërtitur!

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top