ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Berisha: TAP zgjidh problemet energjitike të Shqipërisë

Kryeministri Sali Berisha ka marrë

Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, ku në fjalën e tij ka vlerësuar projektin TAP.

Kryeministri Berisha vlerësoi miratimin e projektit TAP i cili sipas tij do t`i japë zgjidhje përfundimtare problemeve energjitike të Shqipërisë.

““Burimi i gazit nga ky gazsjellës do të mund të mbështesë totalisht industrinë e vendit dhe përdorimin familjar dhe me një kosto shumë më të ulët. Projekti gjeneron të ardhura për buxhetin e shtetit. Ky projekt rigjeneron të ardhur për shqiptarët duke filluar nga shpronësimet deri tek punësimet, ku janë 10 mijëra familje shqiptare që përfitojnë. TAP është një ogur i bardhë për rezervat e mëdha të gazit që mesa duket ka Shqipëria, të cilat janë në eksplorim e sipër”,- vijoi kryeministri.

“Siç është bërë e njohur gazsjellësi TAP sjell gazin e Shah Deniz në detin Kaspik në Europë dhe kalon në territorin shqiptar. TAP u përzgjodh nga konsorciumi si më i leverdishmi për të sjellë gazin e fushave Kaspike në Europë. Sot ky është projekti më gjigant. Për herë të parë në histori peshku i madh nuk ha të voglin dhe TAP fillon me 40 miliard dollarë investim fillestar. Ky është vetëm fillimi, pasi fusha të tjera të mëdha gazi, do t’i bashkohen në të ardhmen”, tha Berisha.

 

burimi www.shekulli.com.al

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top