Berisha pranon se Gërdeci ishte krim shtetëror: Ndodhi pa dashje VIDEO
Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar për herë të parë se ngjarja e Gërdecit ishte një krim shtëtëror, pasi sipas tij, kompania që bënte demontimin e armëve, mbikëqyrej nga një kompani shtetërore.
Por, Berisha sqaroi se ajo ndodhi pa dashje, ndërsa theksoi se shteti bëri gjithçka për të kompensuar dëmet e shkaktuara, përveç humbjeve të jetëve njerëzore.
“Edhe Gërdecin duhet ta shpallni vrasje shtetërore por nuk keni ndërgjegje. Kompania mbikëqyrej nga një kompani shtetërore dhe që këtu është përfshirja e tyre në vrasje shtetërore, pa dashje“, u shpreh Berisha.
Berisha kërkoi hetim të thellë për vrasjen e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës, duke theksuar se edhe ajo që ndodhi atje është një krim shtetëror, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se po hesht ndaj këtij krimi.
“Edi Rama çdo ngjarje, çdo krim që i pasqyrohet atij, ai adapton qëndrim armiqësor. Ai nuk ka shqipëruar deri më sot fjalën e atij djali. Heshtja ndaj një krimi shtetëror e bën më të shëmtuar veprën tuaj, e praninë tonë këtu të rëndë“, tha Berisha.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
