Shqip

Bavaria kërkon masa për të ndalur azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani

Për refugjatët nga Shqipëria dhe Kosova, në Gjermani, sipas Dojce Veles, ka mosmarrëveshje. Vështirësitë e strehimit të emigrantëve në lande e komuna për shkak të numrit të tyre gjithmonë e më të madh e kanë shtyrë kreun e ri të Bremenit, Carsten Sieling të kërkojë më shumë angazhim nga ana e federatës.

“Edhe ne jemi në prag të ngritjes së çadrave”, u shpreh ai për radion “Deutschland Funk”.

Tendat po kthehen në një domosdoshmëri për shkak se qendrat e pranimit në këto momente janë të tejmbushura. Foto prej tyre tregojnë edhe kushtet në të cilat shtyjnë ditët refugjatët shqiptarë në pritje të përgjigjes ndaj kërkesës për azil, ndërsa një video e siguruar nga Top Channel ilustroi qartë se në ç’pikë ka degraduar situata kur njerëzve u qëllon të presin në radhë për orë të tëra për të siguruar bukë.

Një pikë e nxehtë debati janë sidomos azilkërkuesit që vijnë nga Shqipëria, Kosova e vende të tjera të Ballkanit. Sieling e refuzoi të martën kthimin e shpejtë të azilkërkuesve nga rajoni me argumentin se personalisht është për masa, dhe jo për dëbim.

Mes refugjatëve ka dhe forca pune mjaft të kualifikuara, argumenton ai, të cilëve u duhet lehtësuar integrimi. Por kundërshtimet Sieling i gjen tek radhët e partisë së vet, SPD. Kryeministri i Saksonisë së Poshtme, Stephan Weil kërkon me ngulm riatdhesimin e menjëhershëm të personave që iu refuzohet pranimi. Ai tha për “Hannoversche Allgemeine Zeitung” se Gjermania duhet t’i kthejë mbrapsht pa ngurrim të gjithë personat që nuk kanë asnjë arsye për azil.

Weil shprehet se i respekton ata që largohen nga Kosova për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike në vend. Por ndryshimin e situatës në Kosovë nuk e bën ligji gjerman i azilit. “Kjo është detyrë e bashkësisë europiane”, arsyeton ai. Për kthimin e shpejtë të azilkërkuesve nga Shqipëria e Kosova angazhohet sidomos landi i Bavarisë e kjo u bë mëse e qartë në takimin e kabinetit të tij qeveritar të hënën, kur u kërkua me forcë marrja e “masave rigoroze” ndaj refugjatëve që vijnë nga Ballkani.

 

 

/ Top Channel

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top