ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Barroso: Greqia këtë vit do dalë nga recesioni

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso deklaroi se presidenca e Greqisë është shumë e përgatitur, dhe kriza ekzistuese e euros do të mbetet pas. Ai shprehu besimin që këtë vit Greqia të dalë nga recensioni.

“Besoj shumë se ky vit për Europën do jetë më i mirë. Jam shumë i kënaqur që ndodhem në Athinë teksa Greqia merr presidencën e BE. Mund t’ju them se presidenca greke është shumë e përgatitur. Europa është qëllimi ynë i përbashkët. Folëm për situatën ekonomike dhe të asistencës. Siç e kam thënë një vit më parë 2013 ishte viti kur ekonomia e Europës filloi të marrë kthesën e saj dhe është e vërtetë ndodhi një ndryshim perceptimi përsa i përket ekonomisë Europiane. Më parë njerëzit bënin spekulime për daljen e Greqisë nga euro shkatërrimin e BE-së. Fakti që ne jemi këtu në Athinë sot duke kremtuar nisjen e presidencës greke është fakt i qartë që parashikimet ishin të gabuara dhe Greqia u tregua e aftë për të bërë përpjekje të konsiderueshme. E kam thënë një vit më parë se kriza ekzistuese e euros do të mbetet pas. Duke folur në këto momente jemi jashtë recesionit dhe këtë vit Greqia do të dalë nga recesioni.”- deklaroi Barroso.

“Ka situata ekstreme të vështira në vende si Greqia, probleme të shumta sociale. Po shohim efekte pozitive të cilat nuk ndihen menjëherë tek njerëzit në rrugë. Është momenti të inkurajojmë popullin dhe lidershipin grek. Ne përballemi me sfidat e rikuperimit të ekonomisë, papunësia në nivel të lartë. Duhet të përmirësojmë financat. Ka probleme në vendet që përmendëm, koherence financiare nuk ekziston. Ky është viti i parë i buxhetit evropian që i hap rrugën investimeve.

Të sigurohemi që programet e BE të zbatohen. Greqia ishte një nga performuesit me të këqij sa i përket thithjes së fondeve ndërsa sot është e kundërta. Kjo tregon se gjithçka është e mundur. Do të ecim përpara sa i takon integrimit evropian. Programet tona duhet te miratohen përpara zgjedhjeve evropiane, ne na duhet një mekanizëm, rezoluta për unionin bankar. Duhet të nxisim një dimension social më të fortë dhe këto ide duhet të ndërtohen në rregulla që ekzistojnë. I kënaqur që presidenca greke nxit tregtinë. Do prezantojmë propozimet tona gjatë këtij muaji.

Greqi, programi BE-FMN, euro grupi ra dakord për të dhënë çekun e radhës. Situata është delikate dhe nuk është koha të ulim fokusin e reformave. Me ndihmën e task-forcës së BE do të bëjmë të munduar zbatimin e programeve. KE i qëndroi gjithmonë pranë Athinës, zona euro, ky ishte pozicioni i ndërmarrë dhe i qëndruam besnik këtij vendimi. Pa Greqinë s’do kishte një civilizim evropian ashtu siç e kuptojmë ne. Greqia moderne mund të japë një kontribut të rëndësishëm “-theksoi ndër të tjera presidenti i KE.

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top