Babastar përplasen me armë me grupin OTR plagoset Noizy arrestohet Cozman
Reperat e grupit Babastars janë përplasur sot me grupin OTR, të drejtuar nga reperi shqiptar Noizy, përballë ‘Swiss Diamond Hotel’ në Prishtinë.
Mediat Kosovare bëjnë të ditur se reperi Noizy është plagosur në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia e Kosovës ka arrestuar reperin e Babastars Ylber Abdullahu – i njohur si Cozman, vëllain e tij dhe mikun e tij të afërt Albert Krasniqi.
Mësohet se Noizy është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
