Shqip

Babai dëbon djalin homoseksual: Më keq se i vdekur

Një 15-vjeçar kanadez u detyrua që të largohej prej shtëpisë pas rrëfimit para familjarëve se ishte homoseksual.

15-vjeçari me emrin Tyler nga Vankuveri në Kanada ka tërhequr vëmendjen e publikut pas publikimit në rrjetet sociale të një bisede të zhvilluar me babain e tij Ernesto, pas daljes hapur për prirjet e tij seksuale.

Në një mesazh i ati i tij i thotë se ndjehet i turpëruar prej tij dhe se ‘lajmi që i ka dhënë është me keq se të kishte vdekur’.

“U kujdesëm për ty që kur ishe një foshnje, ditë e natë për 15 vite me radhë dhe si përfundim ajo çfarë marrim mbrapsht është turpi dhe ti as që e ke vrarë mendjen fare për këtë, për ne. Sikur të mos kishe refuzuar Zotin dhe mësimet e tij në jetë, sikur të ishe treguar i fortë mjaftueshëm për të qendruar larg llumit që të rrethon…”, shkruan më tej Ernesto.

Tayler thotë se nuk ka folur dhe as takuar babain e tij që prej 3 muajsh, kohë kur edhe është larguar nga shtëpia dhe nënën e dy motrat më të vogla i takon kur babai i tij është në punë.

 

Marë nga: http://www.top-channel.tv/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top