ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Bab e birë rrahin dhe i presin flokët 39-vjeçares sepse i kthye vonë në shtëpi

Policia-Shqiptare

Dhunohet barbarisht nga bashkëshorti dhe djali i saj një 39-vjeçare në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Nr.17, në zonën e ish-Kënetës, pasi 39-vjeçarja ishte kthyer nga puna më vonë se zakonisht.

Gjithçka ka nisur me një debat, për shkak të vonesës së gruas, ndërkohë që situata ka degjeneruar më pas në dhunë barbare me mjete të forta ndaj 39-vjeçares, nga dy anëtarët e familjes së saj, bashkëshorti 45 vjeç Gjergj Arapi dhe djali 17-vjeçar Pjetër Arapi.

Dy autorët nuk janë mjaftuar me dhunën e ushtruar ndaj 39-vjeçares, por i kanë prerë asaj edhe flokët. E dhunuara është transportuar në spitalin rajonal të Durrësit, ndërkohë që policia ka vënë në pranga babë e bir. Ata do të përballen me drejtësinë për veprën penale të dhunës në familje, ndërsa është plotësuar padia edhe për lëshimin e urdhrit të mënjëhershëm të mbrojtjes për gruan nga ana e policisë.

Mësohet se familja Arapi është me origjinë nga Mirdita dhe prej disa kohësh jetojnë me qira në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Gjatë 24 orëve të fundit policia e Durrësit ka hartuar edhe tre kërkesa të tjera për vënien nën mbrojtje të grave dhe vajzave të dhunuara në qytetin bregdetar.

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top