Shqip

Azilkërkuesit, EUROSTAT: 8 mijë kërkesa nga Shqipëria në 6 muaj

8305 shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian, vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2014. Në raportin e fundit në EUROSTAT, zyrës Evropiane të Statistikave, Shqipëria është e dyta në rajon për numrin e lartë të zilkërkuesëve.

Analizat e të dhënave tregon se, nga vendet e rajonit, lider në kërkimin e azilit është Serbia me 10585 kërkesa pastaj është Shqipëria me 8305 kërkesa, Kosova me 2 460 kërkesa për azil dhe Maqedonia 4280 kërkesa.

Megjithatë, më shumëkërkesa për azil në 6 mujorin e parë të vitit kanë arritur nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrika : Siria, Eritrea dhe Afganistani, ndërsa më pak, nga Maroku.

Siria 37 885
Eritrea 14 150
Afganistani 14 165
Maroku 1 885

Numri i përgjithshëm i azilkërkuesve në 6 muajt e parët të vitit është 230 300. Sipas zyrës Evropiane të Statistikave, numri i azilkërkuesve është rritur në tremujorin e dytë për 22%. Pjesa më e madhe e kërkesave për azil i adresohen Gjermanisë, Suedisë, Francës dhe Italisë

Burimi http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/azilk-rkuesit-eurostat-8-mij–k-rkesa-nga-shqip-ria-n–6-muaj-244071.html#sthash.LihXsdJV.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top