Avioni i linjës Tiranë – Athinë bën ulje të detyruar në Rinas
Një avion i linjës Tiranë – Athinë i kompanisë ajrore Agean Airlines, bëri ulje të detyruar pasditen e sotme ndërsa ishte nisur rreth orës 17:00 nga aeroporti i Rinasit
Shkak i uljes së detyruar mësohet se është bërë një alarm që piloti i avionit kishte marrë nga aparaturat elektronike që ai ka në bord. Një prej tyre njoftonte me dritë të ndezur se një prej dyerve të avionit ishte ende e hapur ndonëse kishte më shumë se 15 minuta që avioni ishte në fluturim.
Sipas burimeve avioni kishte në bord rreth 90 pasagjerë shumica e të cilëve shqiptarë. Po ashtu në avion ishte edhe administratori i koncesionarit të aeroportit të Rinasit, Rolf Kastro Vaskuez (Rolf Castro Vaskuez)Menjëherë pas këtij konstatimi piloti ktheu kurs në drejtim të Rinasit dhe njoftoi kullën e komandimit të aeroportit. Burimet thonë se pas uljes është konstatuar se se sinjali i dhënë nga llampat në kroskotin e komandimit të avionit ishte false.
Kjo pasi pas verifikimit të teknikëve të avionit është vënë re se asnjë prej dyerve nuk ishte e hapur.Pas këtij konfirmimi autoritetet kanë urdhëruar edhe nisjen e avionit në destinacionin e tij të mëparshëm, drejt Athinës. Sipas burimeve ai është nisur rreth orës 19:12 minuta.
Burimi: Redaksia Online (F.T/shqiptarja.com)
