Shqip

Autobuzi Athinë Tiranë u rrëzua sepse humbi kontrollin nga lagështira e rrugës

Autobuzi Athinë Tiranë U rrëzua sepse humbi kontrollin nga lagështira

Një autobus me 41 pasagjerë i linjës Athinë- Tiranë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin Gjirokastër- Tepelenë te ‘Uji i Ftohtë’ në vendin e quajtur ‘Shkalla e Zezë’  Lexoni më shumë këtu Tepelenë, përmbyset autobusi i linjës Tiranë-Athinë, 31 të plagosur

Si pasoje nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 31 pasagjerë, mes tyre edhe një fëmijë 1-vjeç

Policia e Gjirokastrës ka filluar hetimet, por siç bëjnë të ditur burime të këtij institucioni për mediat shqiptare shkaku i këtij askideti ishte humbja kontrollit nga shoferi për shkak të lagështisë të madhe që ka pasur rruga nga shirat e dendura të këtyre ditëve. Për shkak të lagështirës autobusi ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën dhe më pas duke u përmbysur.

Dëshmitarët tregojnë se në momentet kur ndodhi aksidenti ishin në gjumë. Britmat, rrëmuja, xhamat e thyer, të plagosurit, ishin gjërat e para me të cilat u ndeshë kur hapën sytë.

“Unë jam nga Dibra. Unë isha përgjumësh kur papritur autobusi u përplas dhe bëri dy-tre rrotullime. U zgjova ashtu i hutuar dhe kur dola nga autobusi pashë se pjesët e tij ishin dëmtuar. Pastaj njoftuam policinë dhe na sollën në spital. Fati jonë që autobusi iu ndal pas rrotullimeve që bëri” tha një nga pasagjerët.

Një tjetër u shpreh se, ‘Unë isha në gjumë, isha diku nga fundi i autobusit. Papritur dëgjova zhurma dhe britma dhe u zgjova. Më sollën në spital dhe nuk e di çfarë është bërë më me të”.

Nga 31 personat e plagosur që u paraqitën në spital, sipas mjekut vetëm 15 janë shtruar, pasi 16 të tjerë kanë dalë, ndërsa të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Shikoni foto dhe video nga aksidenti Foto dhe video nga aksidenti i autobuzit të linjës Athinë Tiranë

Burimi http://shqiptarja.com/home/1/tepelen–p-rmbyset-autobusi-i-tiran–athin–24-t–plagosur-375936.html

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top