ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Athinë shpërthen autobomba me 75kg tritol VIDEO

Një autobombë shpërtheu rreth orës 6:00 të mëngjesit në qendrës të Athinës.Sipas policise greke,një automjet i markës Nissan,më të pakten 70-75 kilogramë tritol shpërtheu jashtë godinës së bankës dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Policia thote se ngjarja eshte akt terrorist.Sipas saj,persona te panjohur,telefonuan ne nje gazete dhe nje faqe internet per te paralajmeruar shperthimin e nje autobombe pikerisht,jashte zyrave te bankes se Greqise,ne rrugen Panepistimiu dhe Amerikis. Vala shperthyese demtoi godinat prane vatres se shperthimit.

Automjeti u shkaterrua plotesisht,ndërsa copat e tij u gjeten 200 metra larg. Mesohet se makina qe u perdor prej terroristeve ishte vjedhur para dy ditesh. Deshmitare okulare thane se nje person i panjohur,e parkoi ate jashte Bankes dhe menjehere u largua prej vendngjarjes me nje motor bashke me nje tjeter bashkepunetor te tij.

Autoritetet thone se autoret e ketij akti,jane nje celule e perbere prej disa prej terroristeve me te njohur grek te cilet ne rrethana te dyshimta jane lene te lire ose jane larguar prej burgjeve greke me leje, per te mos u kthyer me  aty.

Ne krye te kesaj liste qendron Nikos Maziotis,bashkeshortja e tij Pola Rupa,anetare te grupit terrorist “Lufta Revolucionare”si dhe  Kristodhulos Ksiros,nje anetar i organizates terroriste 17 nentori, i denuar prej drejtesise greke me burgim te perjetshem,por qe ne rrethana te dyshimta iu dha leje nga e cila nuk u kthye me ne burgun qe vuante denimin.

Akti terrorist vjen vetem nje dite perpara se ne athine te mberrije kancelaria gjermane Anxhela Merkel,ndresa athina ne te njejten kohe doli per here te pare me printimin e bonove te thesarit,prej te cilave me shume sukses mblodhi brenda pak oreve 2.5 miliarde euro.

burimi www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top